• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia po përballet me valën e emigrantëve, Erdogan kërkon ndihmë

by Java News
05/09/2019 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve dhe ka kërcënuar me rihapje të rrugëve drejt Evropës, nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar “zona të sigurta” kufitare për refugjatë sirianë.

Turqia do të “detyrohet të hapë dyert” nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë, ka thënë ai në një fjalim televiziv në Ankara.

“Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta bartim këtë peshë të vetëm”.

Aktualisht Turqia është shtëpia e më shumë se 3 milionë refugjatëve, për shkak të luftës tetë vjeçare në Sirinë fqinje, ç’ka ka krijuar vështirësi në ekoniminë turke.

Përveç sirianëve, Turqia ka strehuar edhe qindra mijëra irakianë dhe afganë, të cilët kanë ikur nga luftërat në vendet e tyre.

Më 2016, Ankaraja është pajtuar për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të ndalur valën e emigrantëve nga jugu dhe lindja, në këmbim të miliarda dollarëve.

Që nga ajo kohë është zvogëluar numri i evropianëve që kanë synuar të nisen drejt BE-së, mirëpo së fundmi arritjet në gjirin e Mesdheut janë rritur sërish.
Në fjalimin e tij më 5 shtator, Presidenti turk ka thënë se shteti i tij ka kërkuar 40 miliardë dollarë për të përballuar valën e emigrantëve, dhe ka pretenduar se Evropa dhe Perëndimi kanë dështuar që të përmbushin zotimet e tyre.

Ai ka thënë se Turqia është duke kërkuar kthimin e 1 milion sirianëve në zonat e sigurta përgjatë kufirit turko-sirian, teksa presidenti sirian, Bashar al-Assad vazhdon të luftojë militantët kundër qeverisë në konfliktin tetëvjeçar. /l.m

Next Post
Aksidentohet me motor në Bulqizë, 32-vjeçari me helikopter drejt ‘Traumës’ në Tiranë

Dy aksidente në Vlorë brenda pak minutave, plagosen dy drejtuesit e motorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In