• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia paralajmëron Rusinë pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi

by A R
18/08/2023 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzimin e mëtejmë, pasi një anije furnizimesh, në pronësi turke, u sulmua fundjavën e kaluar nga marina ruse, tha zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Pas ndërhyrjes ruse, bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan në mënyrë që të shmangen përpjekje të tilla, të cilat përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi”, tha Presidenca turke, duke thyer heshtjen disaditore për këtë incident.

Anija Sukru Okan po lundronte nën flamurin e Palauit dhe të dielën e kaluar një luftanije ruse shtiu drejt saj.

Më pas personeli ushtarak rus kreu inspektime brenda anijes dhe më pas e la që të lundronte drejt portit ukrainas të Izmailit. Ky port është shndërruar në portin kryesor për eksportimin e produkteve bujqësore të Ukrainës.

Incidenti erdhi pas rritjes së sulmeve në rajonin Detit të Zi. Sulmet u intensifikuan pas vendimit të Rusisë për t’u tërhequr muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të prodhimeve ukrainase.

Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara kishin ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes vitin e kaluar. Kjo ishte marrëveshja e vetme e rëndësishme që Rusia dhe Ukraina arritën në kohën kur po zhvillohet lufta.

Por, zyra e Erdoganit u kritikua për shkak se nuk komentoi sulmin e Rusisë ndaj anijes në Detin e Zi.

Presidenca turke, në reagimin e së enjtes, tha se teknikisht i takonte Palauit që të përgjigjej për incidentin.

“Edhe nëse pronari i anijes Sukru Okan është turk, anija nuk është nën flamurin e Turqisë”, tha Presidenca turke.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, shteti ku është regjistruar anija është më i rëndësishëm sesa emri i anijes apo pronari i saj”.

Palau është një arkipelag në Paqësor dhe flamuri i këtij shteti shpesh përdoret nga kompanitë që bartin dërgesa, pasi atyre u mundësohet qasje më e lirë në portet ndërkombëtare. /a.r

Next Post
Njerëzit mendonin se ishte shtatzënë, 26-vjeçarja heq kistin 16-kilogramësh në barkun e saj

Njerëzit mendonin se ishte shtatzënë, 26-vjeçarja heq kistin 16-kilogramësh në barkun e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com