• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia: “Operacioni ‘Burimi i Paqes’, prishi një lojë të madhe në Siri”

by Java News
20/10/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni antiterrorist “Burimi i Paqes” të cilin ushtria turke e filloi në veri të Sirisë ka prishur shumë lojëra, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, transmeton Anadolu Agency.

Duke folur në një transmetim në televizionin Kanal 7, Çavuşoğlu tha se me operacionin “Burimi i Paqes” është mbrojtur integriteti territorial i Sirisë.

Ai theksoi se edhe gjatë operacioneve të mëparshme ndërkufitare të Turqisë, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, është parandaluar formimi i një korridori terrorist të planifikuar nga kufiri i Irakut deri në Mesdhe.

“Ne komunitetit ndërkombëtar ia kemi shpjeguar operacionin ‘Burimi i Paqes’ dhjetë herë më shumë sesa operacionin ‘Dega e Ullirit’. Kemi njoftuar edhe vende të cilat më parë nuk i kishin njoftuar. Mirë, pra, pse reagimet atëherë ishin të pakta, kurse tani të shumta? Sepse ne prishëm një lojë të madhe. Kjo është e vërteta e kësaj zhurme. Këtu do të krijonin një shtet të PKK-së”, tha shefi i diplomacisë turke.

Ai riafirmoi se shtetet që thonë se i kuptojnë shqetësimet e Turqisë duhet t’i shohin si legjitime edhe hapat e Turqisë për t’i mënjanuar këto shqetësime të sigurisë.

“Me këtë operacion u qëlluan dy zogj me një gur. Ky ishte një oeracion shumë strategjik, i rëndësishëm dhe në kohë të duhur jo vetëm për ne, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe gjithë rajonit”, shtoi Çavuşoğlu.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Ndërkaq, të enjten, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pezulluar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të ndaloje operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt.

Në bisedimet e së enjtes, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë

 

Next Post
Investimet prioritare të qeverisë, 143 projekte me vlerë 13.7 miliardë euro

Konfindustria: Të krijohet tregu i përbashkët Kosovë-Shqipëri, 'Mini Shengeni' ballkanik pozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In