• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia, një vit pas “Grushtit të Shtetit”

by A R
14/07/2017 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sabri Unal është një prej atyre që mban në trup shenjat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Mbrëmjen e 15 korrikut të vitit të kaluar, ai iu bashkua atyre mijëra njerëzve që dolën nëpër rrugë për t’iu rezistuar ushtarëve që tentonin të merrnin kontrollin.

“Pashë tanket të afroheshin, – rrëfeu ai për BBC-në, – e u hodha në tokë për t’i detyruar të ndalonin”. I pari kaloi mbi të, i dyti i shkeli krahun. Pas 3 muajsh në spital dhe një zëvendësimi të lëkurës, gjymtyrën ia mbulojnë shenjat e tmerrshme.

Por ai nuk e konsideron veten hero. “Mund të kisha bërë më shumë”, thotë Sabri. Korrikun e vitit 2016, trupat rebele bombarduan ndërtesa qeveritare, përfshirë Parlamentin, dhe hapën zjarr mbi civilët. Plot 260 vetë u vranë, por me të gdhirë dita, puçi ushtarak kishte dështuar.

Një vit më vonë, ajo ngjarje ende e bën vendin të dridhet. Mbi 50 mijë vetë u arrestuan, e rreth 150 mijë të tjerë u pezulluan nga puna, nën akuzën e lidhjeve me atë që Erdogan etiketon si organizatorin e grushtit të shtetit: klerikun në mërgim, Fethullah Gulen, i cili mohon çdo përfshirje.

Është e vërtetë se ndjekësit e tij mbushin çdo cep të shoqërisë turke: biznesin, akademinë, shërbimin civil dhe median; por Ankaraja zyrtare është kritikuar ashpër nga ndërkombëtarët, që thonë se ajo përfitoi nga rasti për të shtypur çdo kundërshtar, jo vetëm komplotistët.

Vet presidenti Erdogan e pati cilësuar asokohe puçin si një “dhuratë nga Zoti”. Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek pretendon se është ngritur një komision, i cili do të verifikojë të gjithë rastet për të parë nëse janë bërë gabime.

Çështja është se, mes atyre që janë ndaluar në valën e parë pas grushtit të dështuar të shtetit ka edhe të zhdukur, si Mustafa Ozben, që jepte mësim në një universitet të lidhur me Gulenin. Në Ankara, ndërkohë, mbahen rregullisht protesta në mbështetje të dy akademikëve, Nuriye Gulmen dhe Semih Ozakca, prej 4 muajsh në grevë urie, me kërkesën t’u rikthehet vendi i punës. /tch/b.d

Next Post
Macron: Asgjë nuk mund të na ndajë nga SHBA-ja

Macron: Asgjë nuk mund të na ndajë nga SHBA-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

September 20, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 20, 2026
“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com