• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia mesazhe kërcënuese Evropës: Asnjë qeveri nuk do qëndrojë dot as 6 muaj, nëse …

by Java News
22/07/2019 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se kanë hyrë në një periudhë kur nuk do t’i lejojnë organizatorët dhe kontrabandistët e migrantëve të marrin frymë, duke theksuar se Evropa i ka lënë të vetëm në këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu i bëri këto vlerësime gjatë një vizite të tij në Anijen TCSG Dost të komandës së rojes bregdetare.

Ai në fjalimin e tij tha se personeli i Rojës Bregdetare nuk zhvillon punimet e saj vetëm në nivel të ministrisë, por edhe në nivel botëror.

Soylu tha se shekulli i 21 ka vendosur një sprovë të fortë para Turqisë.

“Nga njëra anë dhuna dhe varfëria nga Lindja e Mesme e deri në Afrikë, nga ana tjetër siguria jonë, lufta kundër drogës dhe terrorit, nga njëra anë lufta e vendit tonë për zhvillim dhe stabilitet të cilin e zhvillojmë me sukses dhe nga ana tjetër besimet, vlerat, ndërgjegjja dhe mëshira jonë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se çështja e migrimit me të cilin Turqia përballet ka dy tema kryesore, duke treguar se ndër këto gjenden sirianë që kanë ardhur në Turqi me statusin e mbrojtjes ndërkombëtare për shkak të luftës së brendshme.

“Deri më tani 337.729 sirianë janë kthyer dhe kjo vazhdon”, tha Soylu.

– “Mes migrantëve të paligjshëm me një numër të rëndësishëm ka afrikanë”

Ai ndër të tjerat tregoi se Roja Bregdetare e vendit rreth 70 për qind të kapacitetit, forcës dhe orarit e harxhon në çështjen e migrimit.

Soylu tërhoqi vëmendjen në atë se personat që dëshirojnë të shkojnë në Evropë nga Lindja e Mesme, një pjesë të rrugëtimit të tyre paguajnë haraç për DEASH, një pjesë tjetër për PKK, ndërsa për pjesë tjera të rrugëtimit me pamundësi arrijnë marrëveshje me kontrabandistët lokalë.

“Mes migrantëve të paligjshëm që kemi shpëtuar në det ka një numër të rëndësishëm afrikanë. Në vitin 2017 edhe në tokë edhe në det kishim kapur 175.752 migrantë, në 2018 ky numër u rrit në 268.000 dhe që nga viti i ri e deri më tani ky numër është 162.692”, tha ministri turk i brendshëm.

Ai tha se ato që i kanë kapur nuk i trajtojnë sikur kriminelë dhe terroristë.

– “Kurdo që t’i hapim dyert asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë 6 muaj”

Soylu theksoi se do të vazhdojnë luftën e tyre kundër organizatave të krimit të organizuar.

“Do të bëjmë atë që nevojitet. Do të japim gjobat më të rënda të historisë atyre që dëshirojnë ta shndërrojnë Turqinë në qendër të migrimit të paligjshëm. Jemi duke hyrë në një periudhë kur nuk do të lejojmë organizatorët dhe kontrabandistët e migrantëve të marrin frymë”, tha Soylu duke treguar se Evropa i ka lënë të vetëm në këtë çështje.

Ai foli edhe për atë se si Turqinë e kritikojnë nga Parlamenti Evropian. “Jemi përballë me valën më të madhe të migrimit në histori. Kurdo që t’i hapim dyert asnjë qeveri në Evropë nuk mund të qëndrojë 6 muaj”, theksoi ministri turk i brendshëm.

Next Post
FOTO/ Xhensila, pse e ke fshirë kërthizën me fotoshop?!

FOTO/ Xhensila, pse e ke fshirë kërthizën me fotoshop?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In