Që prej muajit mars, 565 të infektuar kanë zgjedhur të udhëtojnë me chartera mjekësor drejt vende të tjera. Nga këto, 270 udhëtime mjekësore me ‘chartera’ janë regjistruar drejt shtetit turk. Vjena është destinacioni i dytë, i cili renditet pas Turqisë për numrin e udhëtimeve mjekësore jashtë vendit. E treta rendita Italia për numrin e charterave të nisur drejt saj nga Rinasi
Udhëtimet drejt Turqisë, bëjnë me dije burime nga Aeroporti i Rinasit, vijojnë normalisht për qytetarët rezident në këtë shtet pa protokolle të shtuara dhe masa strikte. Ndërsa për disa vende të Bashkimit Europian ka kufizime protokollare shëndetësore që kanë vendosur shtetet siç është Italia, ku kërkohen arsye emergjente.
Kujtojmë se Turqia 3 ditë më parë ka vendosur që të mos pranojë më për kurim pacientë me Covid-19 nga shtetet e tjera, për shkak se kapacitetet në spitale po ezaurohen. Më së shumti pacientët e prekur me koronavirus që niseshin drejt Tuqisë ishin nga Shqipëria, Gjeorgjia, Rusia dhe Iraku. Qeveria turke ditën e djeshme ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore private që mos të sjellin më pacientë me Covid-19, përndryshe do të gjobiten.











