• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Turqia i kërkon Kosovës dënimin e gazetarit Berat Buzhala

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada turke në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarr masa ndaj gazetarit, Berat Buzhala për komentet e tij në Facebook rreth grusht shtetit në Turqi, raporton Reuters.

“Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që janë në pushime në Turqi që të bashkohen me ushtrinë”, kishte shkruar Buzhala, duke vendosur edhe një shenjë emocionale të Facebook që nënkupton se komenti nuk ishte serioz, transmeton Koha.net.

“Ky është grusht shteti më serioz që nga krijimi i Facebookut”, kishte shkruar gjithashtu Buzhala.

Reuters shkruan se Turqia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, dhe kompanitë e saj e udhëheqin aeroportin, shpërndarjen e energjisë elektrike dhe ndërtimi i dy autostradave me vlerë rreth 2 miliardë dollarëve.

Më 20 korrik Ambasada e Turqisë në Prishtinë i ka dërguar një notë Ministrisë së Jashtme të Kosovës duke i kërkuar që të marr masa ndaj gazetarit në fjalë.

“Ministria duhet të sigurohet që do të ndërmerren masat e duhura në lidhje me këtë person në pajtueshmëri me ligjin”, thuhet në notën e dërguar nga Ambasada turke, e cila kishte dërguar edhe komentet e Buzhalës të bëra në Facebook.

“Në notën e dërguar nga ambasada, një kopje të së cilës e ka parë Reutersi, gjithashtu është cituar edhe një ligj i ri i miratuar në Kosovë, i cili i ndalon qytetarët e saj që të bashkohen në konfliktet e armatosura jashtë vendit”, shkruan Reuters.

Ambasada ka thënë në notën e saj se ligji përcakton që komentet nga persona të tillë si Buzhala “duhet të dënohen me burg për gjashtë deri në pesë vjet”. (b.an)

Next Post

Gabimet e pashmangshme për personat krijues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com