Në qytetin turk të Mersinit u hap zyrtarisht projekti për ujësjellësin që do të furnizoj Republikën Turke të Qipros Veriore me ujë të pijshëm.
Ky projekt me vlerë 500 milionë euro, parashikohet të furnizojë me ujë të pijshëm për 50 vitet e ardhshme Qipron Veriore dhe është planifikuar që çdo vit të dërgoj 50 mijë metra kub ujë.
Ujësjellësi u inagurua nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri, Ahmet Davutoglu, si dhe presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dhe kryeministri, Omer Sojer.
Ky projekt, për nga dimensionet dhe vlera ekonomike, konsidrohet nga qeveria turke si projekti i shekullit.









