Ushtria turke sot ka kryer sulme ajrore kundër 16 pozicioneve të Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK) në rrethinën juglindore të Diyarbakir.
Reuters njofton se forcat turke kanë goditur strehimet dhe objektet për ruajtjen e municionit dhe ushqimit të PKK-së.
Turqia është duke kryer rregullisht sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK në Irakun verior malor, ku PKK ka kampe afër kufirit turk, si dhe në Turqinë juglindore që nga gushti i vitit 2015, pasi militantët e prishën armëpushimin.
Operacionet e sigurisë brenda Turqisë kanë rezultuar në vdekjen e mijëra civilëve, ushtarëve, policëve dhe militantëve PKK./a.m.