• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Turqia bën autogola

by
28/04/2015 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërcënimet ndaj Gjermanisë dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë për shkak të vlerësimit të tyre në
masakrën e Armenisë, Turqia ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm, mendon Thomas Seibert.

Rrallë ka sulmuar në mënyrë retorike Turqia brenda një kohe kaq të shkurtër kaq shumë aktorë të
ndryshëm ndërkombëtarë. Papa mori pjesën e tij njësoj si Parlamenti i BE, pastaj e pati radhën Austria. Më
pas u sulmuan në një seri deklaratash të publikuara me distancë thuajse minutash nga njëra­tjetra –
Gjermania, Franca, Rusia dhe SHBA për shkak të pozicioneve të tyre në mosmarrëveshjen për vlerësimin e
masakrës ndaj armenëve para njëqind vjetësh.

“Populli turk nuk do të harrojë dhe falë”
Në rastin e Gjermanisë, Ankaraja theksoi se populli turk nuk do t’i harrojë dhe nuk do t’i falë fjalët e
Presidentit gjerman, Joachim Gauck për gjenocidin ndaj armenëve. Njëkohësisht, qeveria turke e
paralajmëroi Bundestagun në Berlin që të mos miratojë një rezolutë të planifikuar, në të cilën gjithashtu
bëhet fjalë për gjenocidin ndaj armenëve në vitet 1915 deri 1917.

Presidentët e SHBA, Rusisë dhe Francës, Barack Obama, Vladimir Putin dhe Francois Hollande e zemëruan
Ankaranë, sepse edhe ata e kujtuan masakrën. Kjo në një kohë kur Obama, i kujdesshëm ndaj partnerit të
rëndësishëm në NATO, nuk e përmendi fjalën gjenocid.

Pasojat të diskutueshme
Brenda pak orësh, Ankaraja sulmoi verbalisht në këtë mënyrë tre nga pesë anëtarët e përhershëm të
Këshillit të Sigurimit dhe me Gjermaninë edhe partnerin e saj më të rëndësishëm tregtar. Pak javë para
zgjedhjeve parlamentare turke nm 7 qershor, tek zgjedhësit me drejtim të djathtë kjo ndoshta mund të bëjë
efekt të mirë. Ndoshta kjo është edhe një arsye për valën e deklaratave me tërbim.

Por në politikën e jashtme, Turqisë do t’i duhet të pranojë se këto shpërthime të tepruara zemërimi më tepër bëjnë dëm se sa dobi. Së pari, në vendet e prekura thuajse nuk gjen asnjë politikan qeveritar që t’i marrë seriozisht mësimet që u jep Ankaraja. Në të kaluarën Turqia ka shpallur me zhgënjim të madh kundërmasa politike dhe ekonomike kundër shteteve partnere, për të vazhduar pastaj heshturazi në pikat e tjera të rendit të ditës.

Izolim në politikën e jashtme
Së dyti, shpërthimet e tërbimit turk i përforcojnë dyshimet ndaj besueshmërisë së partnerit të rëndësishëm të Perëndimit. Që qeveria turke nuk e pranon kategorizimin e masakrës ndaj armenëve si gjenocid, kjo përballë dekadave të mohimit të krimeve dhe gjendjes në politikën e brendshme në vend, në njëfarë mënyre është e kuptueshme. Por që Ankaraja me gjeste spektakulare gati prish miqësinë me aleatë të rëndësishëm, vetëm sepse ata nuk duan të ndjekin pozicionin e Turqisë, kjo mund t’i verë në mendime disa politikanë dhe nëpunës në Perëndim.

Ka disa kohë që Turqisë i pëlqen të prezantohet si fuqi rajonale, ngjitja e pandalshme e së cilës thuhet se
frenohet nga fuqi të huaja, sepse Evropa dhe SHBA kanë frikë nga një rival i ri. Ky botëkuptim i çuditshëm
është pjesë e shkaqeve për çështjen e armenëve dhe ditët e fundit është përfaqësuar më me forcë nga
shtypi proqeveritar dhe nga disa këshilltarë të Presidentit Rexhep Tayip Erdogan. Mundet që Erdogani dhe
partia e tij për Drejtësi dhe Ripërtëritje (AKP) të mbledhin pikë në këtë mënyrë tek zgjedhësit nacionalistë.
Në plan ndërkombëtar ky kurs çon në izolim.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

 

Next Post

Mediat italiane: Shqipëria "shtrëngon" mediat online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In