• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqi/ Presidenti Erdogan largon kryeministrin Davutoglu

by Aalison Pearse Stevens
05/05/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia në pushtet AK do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm në javët që vijnë mes spekulimeve mbi të ardhmen e kryeministrit Ahmet Davutoglu.

Sipas mediave turke, Kongresi do të zgjedhë një udhëheqës të ri, kurse Davutoglu do të largohet nga detyra. Madje, raportet thonë se për këto përplasje ka pasur edhe një takim të mërkurën mes presidentit Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Davutoglu.

Thuhet se përçarja mes tyre ka dalë në sipërfaqe pas tensioneve të gjata. Ishte vetë Erdogan ai që zgjodhi në krye të partisë AK Dovutoglunë pasi u zgjodh vetë president, por thuhet se Davutoglu është i shqetësuar dhe madje ka dalë kundër ambicieve të presidentit për të ndryshuar sistemin politik të Turqisë nga Republikë Parlamentare në Presidenciale, plan i cili në fokus të tij ka zhvendosjen e pushtetit nga Kryeministria në Presidencë.

Ngjarja vjen në kohën e rritjes së paqëndrueshmërisë në Turqi, në mesin e një konflikti me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit nga njëra anë dhe militantëve të Shtetit Islamik nga ana tjetër.

Gjithashtu, Turqia tashmë është në angazhim e sipër të marrëveshjes me bashkimin evropian, ku mbi supe ka marrë përgjegjësinë e ndalimit të fluksit të emigrantëve që vijnë në Evropë në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Largimi i Davutoglu mund të vërë në dyshim zbatimin e paktit, teksa Kongresi sipas zyrtarëve të partisë mund të mbahet në fund të majit ose fillim të qershorit. Mediat thonë se si pasues të mundshëm të Davutoglu mund të jenë ministri i Transportit Binali Yildirim, i cili është i afërt me presidentin dhe Ministri i Energjisë Berat Albajrak, dhëndri i Erdogan. Por për kryeqytetit, asgjë nuk përbën surprizë.

“Është një zhvillim për t’u habitur, por edhe pritej. Ishte e qartë që mes tyre kishte përplasje të mëdha. Erdogan kërkon një presidencë ekzekutive dhe sigurisht që do të heqë të gjitha pengesat që ka rrugës”, thotë Çoskun ng Ankaraja.

Sipas analistëve, Recep Tayyip Erdogan është ndoshta politikani më i frikshëm që pas themelimit  të Turqisë moderne nga Ataturku.

Pas 11 vjetësh si kryeministër, ai u zgjodh president në vitin 2014. Sistemi parlamentar në Turqi e bën rolin e Presidentit thjesht ceremonial, por ambicia e Erdogn kërkon që të rrisë kompetencat e tij.

Next Post

“Reforma duhet të miratohet brenda majit, besoj në vullnetin e opozitës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In