• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turqi\ Një tjetër kishë në Stamboll kthehet në xhami

by Java News
25/05/2024 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër kishë në Stamboll kthehet në xhami

Turqia ka hapur kishën e lashtë Chora, një nga ndërtesat më të famshme bizantine të Stambollit, për adhuruesit myslimanë pasi u përdor si muze për më shumë se 70 vite. Kjo nuk është hera e parë që një ndërtesë e cila më herët ka shërbyer si kishë shndërrohet në një xhami. Agjencia e lajmeve “Reuters” risjell në vëmendje rastin e ish-kishës Hagia Sophia.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili është kreu i një partie me rrënjë islamike, e ktheu Hagia Sophia-n nga një muze në një xhami në vitin 2020 në një ceremoni ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Ky veprim u kritikua nga udhëheqësit e kishës dhe disa vende perëndimore, të cilët thanë se rikonvertimi i Hagia Sophia rrezikonte thellimin e përçarjeve fetare. Erdogan tha se kjo ishte ndërhyrje në të drejtat sovrane dhe se ai ishte i vendosur të mbronte të drejtat e muslimanëve.

Kisha origjinale Chora, ose Kariye, daton në shekullin e 4-të dhe u kthye në një xhami nga osmanët. Ai u bë muze në vitin 1945 dhe Erdogan nënshkroi një urdhër në vitin 2020 për ta kthyer atë në një xhami. Ajo u rihap sërish pas restaurimit që ju nënshtrua Fasada e jashtme e kishës së vjetër u ruajtën si një muze dhe vizitorë të ndryshëm kishin mundësi të shikonin pa pengesa mozaikët e çmuar.
Shumë turistë britanikë patën mundësi të shikonin mozaikët e Jezusit dhe të Marisë.

Ferdy Simon, një turist britanik, thotë se do të kishte preferuar që ndërtesa të mbetej si muze, në mënyrë që njerëzit të mund të shihnin mozaikët dhe afresket atje.

“Më duket se është një lojë politike. Është pak turp kur sheh gra të devotshme që kanë ardhur këtu për t’u lutur dhe atyre nuk u lejohet ta bëjnë këtë gjë. Nuk di çfarë të them. Është e njëjta gjë me Hagia Sophia.”

Ugur Gokgoz, një qytetar turk që erdhi për t’u falur, tha se ishte e drejta e popullit turk të përdorte Chora si xhami, duke shtuar se artefaktet brenda muzeut ishin ruajtur.

“Në seksionin e vjetër të muzeut, gjithçka ishte gjithashtu e ruajtur në masë të madhe. Kishte një pjesë të vogël të rezervuar për namaz. Në fund nuk e prishën të gjithën dhe e kthyen në xhami. Ne hymë në pjesën e vogël dhe u falëm. Aty nuk ka asnjë problem për  njerëzit pasi marrin abdesin, hyjnë me këmbë të pastra, falen, vizitojnë pjesët e tjera dhe më pas largohen.”

Burcin Altinsay Ozguner, kreu i Turqisë i Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet, thotë  se artefaktet e Chora janë unike dhe mënyra më e mirë për t’i vënë ato në dispozicion për studiuesit është ruajtja e ndërtesës si një muze.

“Ato afreske dhe mozaikë janë aq unikë dhe kaq të jashtëzakonshëm sa është mirë të mos i prekësh në asnjë mënyrë. Dhe është gjithashtu mënyra më e mirë për t’i treguar dhe për t’i vënë në dispozicion intelektualëve, studiuesve që të vijnë dhe të shohin se çfarë ka atje, sepse është një ndërtesë unike”.

Vendimi për shndërrimin e ish-kishës, e njohur për artin e saj të bukur bizantin, në një vend fetar  solli kritika të ndryshme. Shumë njerëz kanë pasur frikë se një ndryshim i tillë mund të vinte  në rrezik afresket dhe mozaikët me vlerë të konsideruar si një nga pjesët më domethënëse që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të kësaj zone. Megjithatë, thirrjet u injoruan dhe ekspertët e shohin këtë lëvizje si një nevojë politike dhe jo të qytetarëve.

“Sigurisht, ka përfitime politike pas kësaj. Siç thashë, nuk ka një nevojë urgjente për një xhami – si në rastin e Hagia Sophia ashtu edhe në këtë sepse ka xhami të tjera shumë pranë tyre. Kështu që nuk del  një nevoje fizike, por ajo vjen nga ndoshta disa nevoja të tjera.”

Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë në Chora, e ndërtuar pranë mureve të qytetit të lashtë të Kostandinopojës, përmban mozaikë dhe afreske të shekullit të 14-të që tregojnë skena nga tregimet biblike.

Ato u suvatuan pasi osmanët pushtuan qytetin në 1453, por u zbuluan kur kisha Hagia Sophia u shndërrua në një muze në 1945.

Kjo e fundit konsiderohet si mishërimi i arkitekturës bizantine dhe thuhet se “ka ndryshuar historinë e arkitekturës”. Ajo mbeti katedralja më e madhe në botë për gati një mijë vjet, derisa Katedralja e Seviljes u përfundua në vitin 1520.

Pas rënies së Konstandinopojës nën Perandorinë Osmane në 1453, ajo u shndërrua në një xhami duke u bërë kryesoja e Stambollit deri në ndërtimin e Xhamisë Sulltan Ahmed në 1616.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

Urdhëruan të qëllohej kushdo që kalonte, si u zbardhën vrasjet e civilëve në Ukrainë

November 25, 2026
Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

November 25, 2026
Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In