Autoritetet e Ankarasë deklarojnë se kanë identifikuar kamikazin e dytë që hodhi veten në erë me eksploziv të shtunën e shkuar duke u marrë jetën rreth 97 personave.
Atentatori është Omer Deniz Dundar, një turk, i cili në vitin 2013, ishte larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it, duke u rikthyer në atdhe vitin pasardhës dhe duke u nisur sërish për Siri pas 8 muajsh.
Ndërsa kamikazi tjetër i mundshëm quhet Yunus Emre Alagoz, vëllai i atentatorit vetëvrasës, autor i masakrës që ndodhur në Suruc në korrik të këtij viti.