• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turq të KFOR-it e të EULEX-it në Kosovë të përfshirë në puçin e dështuar të Ankarasë”

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëmarrja në “ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë” dhe tentativën për puç më 15 korrik e disa emrave që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në kuadër të NATO-s në Kosovë dhe njësitet policore në kuadër të EULEX-it, ka bërë që të ngriten pohime se ky shtet është përdorur si “qendër rehabilitimi” nga ana e Organizatës FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Dërgimi në njësitet policore në Kosovë si mënyrë shpërblimi i disa zyrtarëve të sigurisë turke të cilët kishin marrë rol aktiv në kurthin ndaj ushtrisë gjatë proceseve Balyoz dhe Ergenekon në Turqi, ka ngjallur mundësinë se këta persona janë dërguar në këtë shtet nga FETO edhe për t’u larguar nga skena e tendosur, edhe për t’u angazhuar në ndonjë detyrë të re të “tradhtisë”.

Po ashtu, deklaratat e një zyrtari turk që ka qenë i angazhuar me detyrë për një kohë të gjatë në Kosovë, i verifikojnë këto pohime.

Zyrtari në fjalë i cili ka kërkuar që të mos i shfaqet emri, theksoi se, pas tentativës së dështuar për grusht shteti nga FETO, sikurse shumë njerëz, edhe ai vetë i ka analizuar përvojat e kaluara si një shirit filmi dhe gjërat që nuk ka mundur t’i kuptojë më parë tani i janë bërë të qarta.

Ai ka vënë në pah se disa komandantë që më parë kishin ushtruar detyra në batalionin turk në qytetin e Prizrenit, janë arrestuar me arsyetimin për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti më 15 korrik dhe shtoi se njësiti policor turk në kuadër të EULEX-it duhet hulumtuar si çështje e veçantë.

Zyrtari në fjalë u shpreh se nga televizioni kishte mësuar për arrestimin e shumë policëve turq që i kishte njohur nga Kosova të cilët u përfshinë në ngjarjet e 17-25 dhjetorit të vitit 2013 dhe në kuadër të operacioneve në lidhje me ngritjen e kurthit ndaj ushtrisë. Ai tha se persona të caktuar në strukturën e FETO-s brenda ushtrisë dhe policisë turke e kanë shfrytëzuar misionin e tyre në Kosovë si një stacion.

Sipas zyrtarit, një pjesë e madhe e personave që kanë marrë pjesë në operacionet e ngritjes së kurthit ndaj ushtrisë turke përmes proceseve Ergenekon dhe Balyoz, ishin dërguar në detyrë të jashtme në Kosovë.

Ai u shpreh se organizata në këtë mënyrë ka dëshiruar t’i largojë nga skena këta persona dhe t’i shpërblejë, e në njëfarë mënyre gjithashtu t’i rehabilitojë për ndonjë detyrë të re “tradhtie”, citohet Express. (b.an)

Next Post

Memushaj, Pescara i ofron rinovimin deri më 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In