• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turpi i Shqipërisë? U puthën nga tifozat, gazetaret tregojnë sulmet online: Më thanë “Vrit veten”

by Java News
27/05/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tifozët italian dhe hollandez morën vëmendjen maksimalë të mediave shqiptare në ditët e fundit, jo vetëm për shkak të incidenteve që shkaktuan, por edhe si pasojë e natyrës së tyre. Pati shumë interaktivitet mes tyre dhe gazetarëve në terren që raportonin situatat në rrugët e Tiranës, momente që janë bërë virale në rrjete sociale.

Të ftuara në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin gazetaret Glidona Daci dhe Ema Shazivari, të dyja protagoniste të këtyre momenteve virale. Ato shprehën se ndonëse këto momente do i kujtojnë përgjatë gjithë karrierës së tyre personale, janë ndjerë të fyera nga komentuesit shqiptarë që i dënuan veprimet e tyre, ose më saktë faktin që ato lejuan puthjet dhe bashkëveprimin me tifozët.

Vajzat sqaruan se qenë momente spontane që krejt rastësisht u klikuan nga të gjithë për shkak të toneve humoristike që përmbanin, por ky kujtim i bukur do të kujtohet edhe me shije të hidhur.

“Komente nga më fyese, arritën që përveç komenteve në faqe dhe TikTok, por dhe Instagramin tim. Ka patur një boom shumë të madh. Më mërziti diskriminimi dhe bullizimi. Më thanë vrit veten se je turpi i Shqipërisë. Nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë, fjalët më të poshtra dhe më të ndyra. Madje dhe persona të shkolluar, jurist dhe nga policia që kanë komentuar në Facebook. Paragjykonin nga fakti se po të ishte mashkull shqiptar, ti do e kishe denoncuar në polici”, rrëfeu Daci, gazetare e Tv Klan, në lidhje me reagimet që ajo ka parë të shikuesve të videove të saj.

Ndërkohë Shazivari shprehu se mentaliteti i hapur i hollandezëve vihej re, për pasojë dhe ato ishin më të çlirat në kontakt me ta.

“Nëse shqiptarët do ishin ndonjëherë kaq pozitivë sa hollandezët, le të na puthin se nuk ka ndonjë gjë. Çështja është se nuk janë. Atmosfera që përcollën tifozët hollandez ishte perfekt. Pavarësisht se në media u shfaq ana e errët. Faktikisht ata kanë pirë shumë birra, sa në Pedonale mbaruan”, tha gazetarja e televizionit ABC.

Për të hedhur dritë mbi arsyet e pranimit të puthjeve, Glidona shprehu: “Kemi mbuluar protesta pafund, kur na kanë kapur mikrofonin, na kanë sharë, situata nga më të ndryshme dhe ne nuk kemi reaguar sepse në fund të ditës, në plan të parë, ne jemi aty si gazetare, për të raportuar dhe për të parë çfarë po ndodh. Së pari vjen etika, pastaj pjesa tjetër. Kushdo mashkull të kishte qenë, unë do kisha reaguar njësoj.”/m.j

Next Post
Rusia po hakmerret?! Sulmohen me armë në Gjirin Persik dy anije greke që transportonin naftë, reagon Greqia

Rusia po hakmerret?! Sulmohen me armë në Gjirin Persik dy anije greke që transportonin naftë, reagon Greqia

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Mentalitet shqiptar.Puthjet spontane nuk jane turp por humor per vet ngjarjen kur ndodhen

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

March 21, 2026
Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

Klosi: Rezultati i 2025 me 300 mijë vota më shumë se opozita, mesazh për qeverisje serioze nga Edi Rama

March 21, 2026
Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

Sulme me dronë ndaj bazës amerikane në Bagdad, NATO tërhiqet

March 21, 2026
LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

LIVE! Asambleja e PS, Klosi: Shkodra dhe Kukësi, territore ku beteja vijon! Opozita shkon vetëm në rënie

March 21, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Heshtja kushtetuese përballë ndjekjes penale pa ligj

March 21, 2026
Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

Play-off i Botërorit 2026, trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares

March 21, 2026
Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In