• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Turp…100 herë turp të të vijë”, aktori Petrit Malaj rrëfen incidentin që i ndodhi në autobus

by Java News
06/02/2020 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Petrit Malaj

Mendova se ditën e sotme e mbylla mirë me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ”Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!

Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit.

Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.

U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot.

Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….

Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër.

Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet… ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!

Po si mundet?! Si?! E përbuz tjetrin nga raca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy… Turp…

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë, por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…

Atëhere nuk durova dot.

Ju afrova e me zë të lartë i thashë:

Turp… 100 herë turp të të vijë!!

Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!

Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!….

Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….

Kisha nevojë për ajër…..

Next Post
Detaje rrëqethëse/ Dëshmia e Lulzim Cukut: Jam i mallkuar nga Zoti, gruan e kyça në banjë të vrarë, fëmijët i vumë në gjumë

Detaje rrëqethëse/ Dëshmia e Lulzim Cukut: Jam i mallkuar nga Zoti, gruan e kyça në banjë të vrarë, fëmijët i vumë në gjumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In