• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turp! Zaho nuk e di ku bie Gërdeci, as nuk pushon në Maldive

by Flogert Muça
12/08/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Është bërë e udhës në politikën shqiptare që të sulmohet drejt pikave të dobëta, për ta “dërrmuar” kundërshtarin. Një strategji e njohur padyshim edhe në botë dhe që në disa e raste edhe funksionon.  Politika e pamëshirshme, sjell edhe goditje hera herës poshtë brezit, e për këtë hyn në punë media dhe opinion-bërësit. Të cilët në një pjesë të madhe të rasteve janë zëdhënës politikë të partisë ku i lidhen interesat. Deri në pikën sa marrin përsipër të godasin edhe poshtë brezit ndaj kundërshtarit, pa patur ndonjë argument, po thjeshtë dhe vetëm se duhet thënë diçka e keqe ndaj tij. Fatkeqësisht publiku rri indifferent.

Sa më lart, lexova sot një shkrim nga një opinion-bërës, të cilit pasi nuk i ka mbetur asgjë për të thënë kundër Edi Ramës, ishte kapur me djalin e vogël të tij, Zahon. I cili së bashku me të atin kryeministër po pushon në Jug të vendit. I cili po argëtohet në fund të fundit me të atin. I cili nuk ka vrarë asnjë njeri, nuk ka trafikuar kurrë armë. Nuk është as personazh Hollivudi si trafikant. Nuk ka marrë kurrë para të “Stadiumi Dinamo” për lëndët narkotike.

Zaho nuk ka bërë asnjërën nga këto poshtërsi.

E dini çfarë “krimi” ka bërë Zaho? Ka dalë në foto më të atin, e ky i fundit i ka publkuar 3 prej tyre në Facebook-un e tij personal. As në Facebook-un e kryeministrisë, askund tjetër.

Për këtë, Zaho-ja sot është marrë e shkarravitur nga lapsat e baltës. Me synimin për të dëmtuar kryeministrin Rama, burra me mjekër sot kanë marrë lapsin e kanë tentuar të bëjnë pis një fëmijë. Të cilit as fytyrën s’ja njeh, por i mjafton mllefi ndaj të atit për ta përdorur.

Pikërisht është ai që ka shkruar atë artikull që në fakt ka përdorur Zahon  për t’i rënë kundërshtarit të tij politik, e kjo është më e pakta, e turpshme. Sepse politika e Berishës (i biri i të cilit sot burrë me gruan e dytë ka kapur Hollivudin si trafikant armësh e mbart mbi vete plot akuza mediatike të cilat s’janë puna jonë ti gjykojmë) e tillë mbetet në çdo kohë.

Por Zaho është 2 vjeç, krejt i pafajshëm. Zaho nuk e di ku bie Gërdeci akoma, ai nuk e di akoma se kush i ka vrarë 26 të pafajshëm aty, madje dhe moshatarët të tij. Zaho nuk zgjedh Maldivet që kushtojnë sa “i biri tëmën” për të pushuar, siç bën Zeni me gruan e tij  dytë, por jugun e Shqipërisë. Duke  e promovuar madje edhe në rrjetet sociale.

Ndaj Edi Ramës, pushka top ju bëftë çdo gazetari, sepse është kryeministër e duhet të mbajë përgjegjësi për punët e vendit. Nuk kam nërmend të shkruaj një rresht për të mbrojtur Edi Ramën, por, larg fëmijëve të pafajshëm! Larg 2-vjeçarit i cili për fat të mirë nuk e kupton akoma se ç’masakër bëhet mbi të vetëm se i ka qëlluar të jetë i biri i kryeministrit.

Edi Rama mund të jetë kryeministri më i keq, por ky nuk mund të jetë kurrësesi shkak për tu marrë me djalin e tij, i cili është vetëm 2 vjeç.

Next Post

Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In