• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turp për ata që bëjnë marrëveshje për emrin e Çamërisë”, shoqata organizon protestë të shtunën

by Java News
20/02/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata “Çamëria” u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën që organizohet këtë të shtunë, ora 12:00, përpara Rrugës së Ambasadave në Tiranë.

“Ne jemi për një marrëveshje të drejtë e që zgjidhin e qetësojnë problemet, e jo  që krijon probleme më të mëdha.

Turpi do ti mbulojë ata që mendojnë se mund të bëjnë marrëveshje për emrin e Çamërisë, apo që mendojnë se mund të bëjnë një marrëveshje pa reciprocitet, duke cënuar interesat kombëtare me marrëveshjen e Detit, për Kufijtë tokësorë, për ligjin e luftës, siç bën me ligjin për toponimet, me ligjin për minoritetet, apo me marrëveshjen e turpshme për varrezat, duke harruar që të paktën për palën shqiptare të vdekurit në tokën e tyre në Çamëri të kishin të njëjtën vlerë si ushtarët pushtues grekë.

Çamëria nuk negociohet as nga ju e as nga shtetarët e përkohshëm sepse Çamërinë , Detin, Tokën, Varret, Kufijtë dhe Shqipëria, nuk janë pronë asnjë qeverie. Ato janë amanet, janë identiteti ynë, e ne me dinjitet kemi veç një mundësi t’ia  lemë brezave”, thuhet ne reagim.

Deklarata e nënkryetarit të Shoqatës “Çamëria” Dritan Sejko:

8a4c98d8-270c-4b4e-a4e5-2d4ff48a8583

Çështja Çame, marrëveshja e detit, varrezat e shqiptarëve që kanë rënë prej genocidit në Greqi dhe ruajtja e identitetit tonë kombëtar, shpikja e minoritetit në zonat thelbësisht shqiptare si Himara, duhet t’i bashkojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht qëndrimeve të klasës politike.

Shqiptarët e Çamërisë janë pjesë krenare e kombit dhe si të pandashëm duhet të kthejmë përgjigje.

Ne jemi për një marrëveshje të drejtë e që zgjidhin e qetësojnë problemet, e jo  që krijon probleme më të mëdha.

Turpi do ti mbulojë ata që mendojnë se mund të bëjnë marrëveshje për emrin e Çamërisë, apo që mendojnë se mund të bëjnë një marrëveshje pa reciprocitet, duke cënuar interesat kombëtare me marrëveshjen e Detit, për Kufijtë tokësorë, për ligjin e luftës, siç bën me ligjin për toponimet, me ligjin për minoritetet, apo me marrëveshjen e turpshme për varrezat, duke harruar që të paktën për palën shqiptare të vdekurit në tokën e tyre në Çamëri të kishin të njëjtën vlerë si ushtarët pushtues grekë.

Çamëria nuk negociohet as nga ju e as nga shtetarët e përkohshëm sepse Çamërinë , Detin, Tokën, Varret, Kufijtë dhe Shqipëria, nuk janë pronë asnjë qeverie. Ato janë amanet, janë identiteti ynë, e ne me dinjitet kemi veç një mundësi t’ia  lemë brezave .

Ne kemi vec nje Atdhe!

Çështja Çame është e gjallë dhe më e fortë se kurrë. Ajo mund të shuhet, vetëm kur të zgjidhet njëherë e mirë me kthimin tonë, të gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar, në trevat e përçunduara nga zervistët dhe neofashistët e vendit fqinj.

Fyerjet e vazhdueshme të elitës politike dhe shtetërore greke kundër shqiptarëve nuk mund të lejohen më.

Prandaj, ne sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, nga të gjitha trevat, shoqërisë civile ti bashkohen protestës tonë, ditën e shtunë, në orën 12.00, pranë memorialit të Adem Jasharit, heroit legjendar të trevave tona veriore, që për krenarinë, për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar, të jemi me një zë të fortë kundër të gjithë atyre, që duan të na nëpërkëmbin, për të treguar që ky vend ka Zot dhe t’i japim një mesazh të qartë kujtdo që mendon se mund të na heshtë, në të drejtat tona kombëtare në trevat tona jugore!

Ne kemi veç një Atdhe!

Rroftë Çamëria

/a.m.

Next Post
Ekstradimi i Seitit, Basha: Skandal! Do t’i jepte Shqipërisë ‘peshkun e parë të madh’

20 shkurti, Basha: Kur shqiptarët bashkohen kundër së keqes, nuk ka forcë që t’i ndalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In