• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turp për Kurtin”, flet Haradinaj: Nuk kishte ndodhur kurrë të mos pritet në takim kryeministri i Shqipërisë

by A R
04/10/2023 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e Opinion, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli edhe për marrëdhënien mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama. Për Haradinajn, është e turpshme që kryeministri i Kosovës nuk e priti homologun e tij shqiptar kur ky i fundit shkoi për vizitë në Prishtinë.  Teksa pranoi mosmarrëveshjet me Ramën gjatë kohës kur vetë Haradinaj mbante detyrën e kryeministrit, ai theksoi se “…kurrë nuk ka ndodhur me ardhur kryeministri i Shqipërisë në Kosovë e me ik kryeministri i Kosovës. Ky është një turp nga kryeministrin Kurti”. Po ashtu, ai bëri apel që dy liderët të kthjellohen pas zhvillimeve të fundit në veri.

-Që prej 24 viteve, nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie më të tensionuara midis Shqipërisë dhe Kosovës, institucionalisht. Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë shumë të këqija, edhe pse me diplomaci flasin për vëllain e madh dhe vëllain e vogël. Edhe pse Rama i thotë i Bini dhe Bini i ikën Ramës, nuk e takon në Prishtinë. E gjithë situata është tejet dramatike kur e sheh nga këndvështrimi sesi duhet të jenë dy kryeministra të dy vendeve që janë një komb. Çfarë ka ndodhur?

Ramush Haradinaj: Nuk pajtohem me ty Blendi, nuk janë të tensionuara, nuk ka marrëdhënie hiç.

-Po akoma më keq.

Ramush Haradinaj: Po, por s’ka, nuk ekzistojnë fare.

-Çfarë po ndodh? Në momentet e para të tensionit sipas informacioneve të mia, nuk kishte as ngritje telefoni nga qeveria e Kosovës, as për Kryeministrin, as për Presidentin. E njëjta gjë vlen në drejtim të kundërt. Çfarë po ndodh? Po pse, raportet Shqipëri-Kosovës, inatet mes dy personave janë?

Ramush Haradinaj: Gjatë kohës time ka pasur tensione me Kryeministrin Rama, por kurrë nuk ka ndodhur që me ardhur kryeministri në Kosovë e mos me e prit kryeministri apo e anasjellta.

–Ju vetëm sa boksuat me njeri-tjetrin, se edhe mund të ishit rrahur me grushta. Ju dhe Rama ishit po në të njëjtën situatë jo si kjo. Jo mungesë komunikimi, por gati për t’u rrahur.

Ramush Haradinaj: Jo-jo-jo. Kishim komunikim, por dhe kishim mospajtime. Mirëpo asnjëherë nuk e ndërprisnim komunikimin gjatë kohës së punës tonë dhe në çdo situatë jemi takuar. Ka ardhur, kam ardhur, jemi takuar nuk jemi pajtuar. Kemi pasur darka, dreka, takime jo formale.

–Cili ishte thelbi i mosmarrëveshjes tuaj me Ramën?

Ramush Haradinaj: Mendoj që është një sjellje jo e mirë për shembull e kryeministrit Kurti, kur ka ardhur kryeministri i Shqipërisë në Prishtinë dhe ai nuk e ka pritur. Mendoj se është një sjellje jo e mirë…

–Ishte i zënë mesa kujtoj unë…

Ramush Haradinaj: Ju lutem, kjo është turp, për Kosovën mos me e prit, kushdo qoftë kryeministri i Shqipërisë, çkado që vepron ai. Kur vjen kryeministri i shtetit shqiptar… Nuk po pret kryeministrin e shtetit shqiptar, po pret kryeministrin, flamurin, nuk guxon me ik, është e paprecedentë, është turp që e ka bërë. E kisha lutur edhe Kryeministrin Rama, edhe Kurtin, për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit, të kthjellohen. Ata duhet me u dëgjuar njëherë në ditë në këtë situatë, edhe duhet të takohen për konsulta, qoftë edhe pa media edhe me shkëmbyer informata qoftë edhe pa media.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka trupa dhe inteligjencë në Kosovë. Shqipëria ka akses nga ana që diskutohen nëpër forumet e NATO-s. Kryeministri i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë duhet të shkëmbejnë informatat, duhet të dinë se çfarë mund të ndodhë, t’i kenë qëndrimet e qarta sesi të përballen me situatën që po ndodh.

–Historia e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk është histori e mosmarrëveshjeve të dy personave, është historia e të qenit një komb për 100 vjet.

Ramush Haradinaj: Ne kemi pushuar çdo aktivitetet opozitar rutinë, unë sot fokusimin më të madh e kam te çështja e sigurisë. Sikurse e patë ftesës së presidentes iu përgjigja menjëherë. Sot kemi mbajtur një tryezë si grup parlamentar ku kemi ftuar të gjitha partitë pa përkatësi partiake, siguria është nacionale.

–Ju bëtë përgjegjës Kurtin për mos pritjen e Ramës, por nga ana tjetër edhe kur ju keni qenë kryeministër Rama ka qenë problematik në raportin me ju. A ka përgjegjësi Rama në këtë raport?

Ramush Haradinaj: Unë nuk thashë që nuk kemi pasur thyerjet tona, mospajtimet tona, tensionet tona. Po kurrë nuk ka ndodhur me ardhur kryeministri i Shqipërisë në Kosovë e me ik kryeministri i Kosovës. Ky është një turp nga kryeministri Kurti.

/a.r

Next Post
Shpërthen rafineria e naftës, të paktën 37 viktima

Shpërthen rafineria e naftës, të paktën 37 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In