• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Turizmi shqiptar, histori e vjetër “suksesi” me kopertinë të re

by Ben Andoni
27/06/2016 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të prekësh realisht atraksionet turistike të vendit, mundësisht duke qëndruar, të shikosh e ndjesh realisht sesa larg janë premtimet e operatorëve dhe propaganda zyrtare me gjendjen në terren. Jo shumë larg Vlorës, në Orikum, mungon prej ditësh energjia; në Durrës afër plazhit nuk ka ujë; në të gjitha plazhet e tjera vazhdon problemi me plehrat, kurse konfuzioni dhe parregullsia e çmimeve raportohen kudo.

Është e vërtetë që në orët e fundit ka një reagim zyrtar se do të ketë ndërhyrje në sistemin e energjisë në Jug të Vendit, e që do të zgjasë deri më 30 Qershor dhe që do të ketë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, por si ka mundësi  që i njëjti problem ka qenë dhe një vit më parë (tre dhe katër e më shumë edhe kur ishte opozita në fuqi) dhe nuk mjaftoi harku kohor i një viti për të zgjidhur problemin. Ndërkohë çmimet kanë filluar të rriten pa sens, teksa mungojnë kontrollet e autoriteteve përkatëse, qoftë për çmimet por edhe cilësinë e ushqimeve.

Ende institucionet shtetërore mbahen me pak artikuj pozitivë që shkruhen për mrekullitë natyrore shqiptare dhe ushqimin bio dhe të lirë nga media e huaj, që në thelb vazhdojnë të na shikojnë si ekzotikë me bunkerë dhe burrnesha. Ndërkohë që sa të mjaftueshme janë këto, kur vendet fqinje kanë filluar një ekspansion të madh për të thithur masën e madhe të turistëve rusë dhe europiano-perëndimorë, që i janë larguar të detyruar Turqisë.

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), pak ditë më parë, përballë këtij realiteti iu desh të reagojë ashpër në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën e rënduar të turizmit në Shqipëri, ku rreshtonte problemet kryesore institucionalisht: ndërprerjet e energjisë dhe shtrenjtimin e saj, kantieret e ndërtimit, plehrat, infrastrukturën e papërshtatshme dhe mungesën e incentivave që po e bën vendin jo konkurrues në raport me rajonin!!! Me pak fjalë, të gjitha arsye që Shqipëria të mos përfitojë nga zhvendosja e kërkesës turistike, ndryshe nga vendet e rajonit që po unifikojnë politikat e po rrisin me shumë kujdes stimujt.

Shembulli është Maqedonia që ka simuluar fluturimet low cost, kurse Mali i Zi po imiton Turqinë me kushtet e saj duke ndërtuar resorte, Serbia pak më tej, po merret me një koncept të ri për rregullimin e atraksioneve kulturore dhe historike.

Po nuk mbaron këtu, në akse kryesore në vend ende punohet, sipas një rregulli shumëvjeçar në vend, që rregullimet dhe riparimet lihen mu në pik të sezonit, kurse pushteti lokal vendos stërkëmbësha dhe vazhdon të ankohet për mungesë përgjegjësie dhe kompetencash!

Shqipëria brenda sipërfaqes së saj prej 28.748 km2 me shtrirje nga veriu në jug ofron një larshmëri interesante peizazhi por edhe mundësi natyrore prej thyerjes së relievit dhe shumë formave të zhdërvjellëta të tij. Klima është favorizuese pasi 80 – 90 për qind e ditëve të vitit janë me diell, ose mesatarisht 2200 orë e ngrohin vendin tonë. Falë kësaj klime, sezoni i plazhit duhej të zgjaste nga 4-5 muaj në vit, por që ne e shfrytëzojmë jo më shumë se 2-3 muaj me kapacitet të plotë.

Dhe, në fund, është e vërtet që Shqipëria po ankoron dhe “kroçerat” ndërkombëtare, që lundrojnë nëpër Mesdhe, por aman Shqipëria nuk është ende një stacion i qëndrueshëm turistësh prej një politike që humbet energji për gjëra pa vlerë dhe që kusht ka vendosur vetëm një propagandë, që nuk është aq larg të së shkuarës, por tashmë thjesht me një kopertinë të re. Kështuqë veçmas elementëve pozitivë, trendi rritës i Shqipërisë në turizëm është ende shumë larg asaj që duhej të ishte për të ndihur ekonominë e brishtë vendase. Dhe, ky është një shqetësim jo i vogël: Të paktën për shtetin tonë që duhet të mësonte nga imazhi i rremë i paraardhësve. (b.an)

Next Post

Njihuni me Kardashianët e Australisë, familja që paguhet për postime në Instagram (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In