• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Turizmi, shpresa për të zhvendosur rreziqet ekonomike”, FMN: Koha për ndryshime në drejtim të mbrojtjes së kredi-marrësve

by S T
15/07/2024 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po kalon ditë të mira në drejtim të ekonomisë, por faktorë të brendshëm e të jashtëm, mund të prishin këtë ecuri. Në këtë përfundim ka dalë ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pas një vizite 4-ditore në Tiranë. Teksa parashikon se ekonomia këtë vit do të rritet me 3.25 për qind ndërsa inflacioni do të mbetet në nivelin 3 për qind, FMN tregon më konkretisht edhe mbi faktorët që premtojnë zhvillim dhe ata që paralajmërojnë për goditje të ekonomisë.

“Një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të zhvendosë balancën e rreziqeve për lart. Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për poshtë, ndërkohë që ekonomia mbetet e ndjeshme ndaj rreziqeve të goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe një ndryshimi të papritur të kahut të kursit të këmbimit. Në afat të mesëm, progresi për reformat në planin e ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor mund të nxisë rritjen potenciale, ndërkohë që prirjet demografike përfaqësojnë një rrezik kyç për poshtë”, FMN.

Në një kohë që Banka Qendrore është duke përgatitur rregulloren e re, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ka ardhur koha për ndryshime në drejtim të mbrojtjes së kredi-marrësve.

“Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jo-bankar, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar. Për më tepër, me mbi një dekadë të kaluar nga Vlerësimi i fundit i Stabilitetit të Sistemit Financiar ne inkurajojmë autoritetet të marrin në konsideratë një Program të ri të Vlerësimit të Sektorit Financiar”, FMN.

“Qëndrimi aktual i politikes monetare është i përshtatshëm” – vlerëson FMN teksa komenton edhe vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë që detyron 11 institucionet financiare të rrisin kapitalin rezervë në rast problemesh me kreditë.

“Progresi në reformat financiare duhet të vazhdojë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator dhe thellimin e tregjeve financiare. Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit është i përshtatshëm dhe miratimi i një shtese të rrezikut sistemik mund të rrisë më tej qëndrueshmërinë”, FMN.

Pa komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, FMN ka thënë se ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ndihmoi në bërjen e sistemit tatimor më të drejtë, duke siguruar që profesionistët e lirë të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me tatimpaguesit e tjerë të punësuar.

Next Post
I nxehti ekstrem përfshin Evropën, raportohen 4 viktima në Itali

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, raportohen 4 viktima në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com