• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turizmi patriotik”/ 22 mijë kosovarë zgjodhën bregdetin shqiptar këtë fundjavë

by Ardit Rada
22/06/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Ndërkohë që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, të cilët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe vendet e rajonit, ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarave me COVID-19. Por tashmë lehtësimi i masave po vazhdon dhe qarkullimi e kalimet kufitare mes shteteve nuk po ndalet. Vetëm gjatë fundjavës në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë kaluar me dhjetëra mijëra persona.

Kthimi i aktiviteteve në normalitet po rezulton me rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, por edhe rajon. Numër i lartë i rasteve po regjistrohet edhe në Kosovë, ku vetëm në ditët e fundjavës janë regjistruar 96 raste me COVID-19, ndërsa në Shqipëri të shtunën 53 raste, të dielën 71 dhe sot 33 raste. Mirëpo këto shifra alarmuese nuk i kanë ndalur kosovarët që të vizitojnë bregdetin në Shqipëri. Madje fundjava ka qenë e mbingarkuar tej mase për pikat kufitare Kosovë-Shqipëri. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dita kur numri më i madh i personave që kanë shkuar në drejtim të Shqipërisë ka qenë e shtuna, ku nga Kosova kanë dalë 8 mijë e 462 persona. Kurse, në përgjithësi janë 22 mijë persona që kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe ia kanë mësyrë Shqipërisë gjatë fundjaves.

Derisa që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, e të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Edhe në një javë në parë, gjatë fundjavës në Shqipëri kanë dalë mijëra qytetarë të Kosovës. Sipas të dhënave të policisë për këto dy ditë vetëm në pikat kufitare në perëndim, kanë hyrë në Kosovë mbi 10 mijë persona, si dhe kanë dalë rreth 10 mijë. Po nga Morina dhe Vermica kanë hyrë e dalë edhe mijëra mjete transportuese. Nga të dhënat zyrtare gjatë fundjavës kanë hyrë 4 mijë e 111 vetura dhe 114 kamionë, si dhe kanë dalë 3 mijë e 24 vetura dhe 60 kamionë. Për dy ditë, në javën e shkuar, kanë hyrë 16 mijë e 481 persona dhe kanë dalë 15 mijë e 267 persona.

Vlen të theksojmë se pika kufitare më e ngarkuar gjatë sezonit të verës është ajo e Merdarës, pasi aty kalojnë shumica e mërgimtarëve që vijnë për të kaluar pushimet në Kosovë. E të ngarkuara janë edhe pikat kufitare me Shqipërinë, pasi shumë qytetarë shkojnë për pushimet e verës atje. Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Avdullah Hotit disa ditë më parë miratoi masat lehtësuese. Pas lehtësimit në Kosovë është hequr orari i kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Pra tani lëvizja është e lirë dhe 24 orë. Po ashtu qytetarët që hyjnë në Kosovë, përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por ata do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore. /shqiptarja.com

/e.rr

Next Post
FOTO/ “Jam shumë seksi për të veshur rroba”, Infermierja që i shërbente pacientëve me COVID me të brendshme, fiton kontratë të re pune

FOTO/ “Jam shumë seksi për të veshur rroba”, Infermierja që i shërbente pacientëve me COVID me të brendshme, fiton kontratë të re pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 Nëntor 2026, sot duhej të ishte fundi i Botës! Ja historia që fshihet pas profecisë 66-vjeçare

13 Nëntor 2026, sot duhej të ishte fundi i Botës! Ja historia që fshihet pas profecisë 66-vjeçare

November 13, 2026
Nga 400 në 1500, Greqia shton numrin e kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Kakavijë

Kërkohej për trafik droge dhe pastrim parash në Zvicër, shqiptari arrestohet në Kakavijë duke hyrë në atdhe!

November 13, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Moskë, plagoset rëndë ish-zëdhënësi i kryeministrit ukrainas pro-rus pas hedhjes në erë të makinës!

Shpërthim i fuqishëm në Moskë, plagoset rëndë ish-zëdhënësi i kryeministrit ukrainas pro-rus pas hedhjes në erë të makinës!

November 13, 2026
Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

Moti i keq godet Veriun e vendit! Pa energji Kukësi, Hasi dhe Tropoja, përroi del nga shtrati dhe bllokon rrugën në Theth

November 13, 2026
Shifra alarmuese, 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar! Çdo vit zbulohen deri në 10 mijë raste të reja, flasin ekspertët

Shifra alarmuese, 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar! Çdo vit zbulohen deri në 10 mijë raste të reja, flasin ekspertët

November 13, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

“Pagat po rriten nga mungesa e stafit”- Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës!

November 13, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Zbardhen të gjitha propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, ja 8 fushat ku kërkon ndryshime (E plotë)

November 13, 2026
Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

Presidentja Justina Shiroka-Pula: SHBA mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës!

November 13, 2026
Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

Strehim social për 7 mijë familje shqiptare! Miratohet në Komision projektligji për kreditë e buta, përfshihen edhe të prekurit nga tërmeti

November 13, 2026
Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In