• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turizmi, një industri në krizë për Turqinë: 40% rënie

by Aalison Pearse Stevens
03/07/2016 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia përballet me një rënie prej të paktën 40% të mbërritjeve të turistëve këtë vit, si rrjedhojë e krizës politike dhe çështjeve të sigurisë.

Grupi i turistëve britanikë që ishin duke luajtur vaterpolo në pishinë, mund të bërtisnin me sa fuqi të kishin: nuk kishte pothuajse asnjë të ftuar tjetër që mund t’i shqetësonte ata, shkruan BBC.

Hoteli Garden Resort Bergamot, me katër yje në Kemer, në afërsi të Antalias, duhet të ishte i mbushur në masën 70% në këtë periudhë të vitit. Por vetëm 25 nga 233 dhoma gjithsej janë të zëna.

“Neve na është dashur të reduktojmë stafin tonë nga 80 në 50 persona dhe çmimet kanë rënë me një të tretën”, thotë Suha Sen, pronari i hotelit. “Nëse vazhdon kështu edhe vitin e ardhshëm, ne mund të detyrohemi ta mbyllim hotelin”. Rrotull pishinës, ata pak turistë që po merrnin rreze dielli thonë se përfituan nga çmimi i leverdishëm.

“Ne kemi paguar pak më shumë se 500 paund (630 euro) për dy persona për një javë, në një paketë all-inclusive”, thotë Diane Roberts nga Uellsi i Veriut. “Tani shumica e paketave turistike me çmime të lira kanë si destinacion Turqinë – ne nuk e prisnim këtë, por njerëzit janë tepër të frikësuar për të ardhur këtu”.

Kjo është pasqyra e përsëritur në Antalia dhe në të gjithë vendin: turizmi turk është në krizë. Një vend që mirëpriti 37 milionë vizitorë në 2014-n, duke qenë i gjashti në renditjen e destinacioneve turistike më popullore në botë, pritet të ketë një rënie prej të paktën 40% këtë vit.

Janë kryesisht turistët rusë, të cilët kanë pësuar rënie rreth 95% krahasuar me 4 milionë e gjysmë turistë rusë, të cilët vinin në Turqi. Shkak ishte rrëzimi i një avioni ushtarak rus, i cili shkeli hapësirën ajrore turke nëntorin e kaluar, duke shkaktuar një krizë diplomatike mes dy vendeve.

Kremlini ziente, dhe vendosi të ndalojë shitjen e paketave turistike drejt Turqisë nga ana e kompanive turistike ruse. Presidenti Vladimir Putin u tha rusëve të ikin diku tjetër për pushime.

Të dy udhëheqësit, z. Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, kanë ende mosmarrëveshje, edhe pse zoti Erdogan i dërgoi një letër homologut të tij së fundmi për t’i uruar Ditën Kombëtare të Rusisë, me shpresën e shërimit të plagëve.

Për më tepër, një seri shpërthimesh anembanë Turqisë vitin e kaluar ka frikësuar shumë të tjerë. Duke nisur nga dhuna që rifilloi me militantët kurdë të PKK verën e kaluar, sulmet nga ata dhe nga grupi i ISIS që kanë ndodhur në mbarë vendin, duke vënë në shënjestër pikërisht turistët në Stamboll.

Vizitorët britanikë dhe gjermanë kanë rënë me një të tretën.

Paqëndrueshmëria politike, me një president që prodhon tituj gazetash duke kritikuar Perëndimin, duke përndjekur kritikët dhe duke etiketuar kontrollin mbi lindjet si “tradhti”, nuk të jep shpresë.

Nga kjo situatë nuk preken vetëm 8% e fuqisë punëtore të punësuar në turizëm, por edhe ata që varen nga taksat e vizitorëve të huaj.

Në qytetin e vjetër të Antalias, pronarët e dyqaneve qëndrojnë duarkryq përballë bizneseve të tyre me shpresën se dikush do të kalojë, por thjesht askush nuk po vjen. Bright bougainvillea është zbukuruar me dyqane të gurta që shesin qilima dhe çanta lëkure. Por rrugët janë të qeta.

Istiklal Sevuk menaxhon dyqanin e tij me stoli për gati 30 vjet dhe thotë se kurrë nuk ka qenë një situatë kaq e keqe. “Po, ne kemi pasur sulme terroriste në qytetet kryesore – por problemi ynë më i madh është qeveria jonë dhe Presidenti Erdogan”, thotë ai. “Ai nuk bën paqe me fqinjët tanë dhe kjo po dëmton imazhin e vendit. Ne nuk kemi më një qeveri – ne kemi një njeri që bën gjithçka. Erdogan është arsyeja pse ne jemi në këtë gjendje”.

Bizneset drejt falimentit

Në zonën e dominuar nga rusët në Belek, bizneset kanë falimentuar. Pegas, një agjenci turistike, ishte mësuar të sillte 19 avionë në ditë në Antalya, plot me rusë. Tani kompania është detyruar të pushojë nga puna 3.000 persona të stafit.

Në hotelin Delphin Imperial dhe në plazhin privat pranë tij, ku rusët dyndeshin, është vështirë të dëgjosh qoftë edhe një fjalë në gjuhën ruse. Vendi reflekton ekstravagancë, duke filluar nga dizajni sipas modelit të kullës Chrysler në Nju Jork – te shandanët gjigantë prej kristali në holl, deri te mobiliet e stilit neobarok të veshura me ar. Po, rusët e pasur po qëndrojnë larg, më pak se 40% e hotelit është mbushur.

Drejtori i saj, Tolga Comertoglu, është gjithashtu pjesë e bordit të Shoqatës së Hoteleve në Antalia. Me flokë të lyer biondë dhe me kostum pas trupit, ai përshtatet me stilin e çuditshëm të Delphin-it. Ai thotë se është mjaft i shqetësuar për plazhet e zbrazura, diçka që ai e vërteton në helikopterin e tij privat.

“Familja ime është marrë 40 vite me turizëm dhe unë nuk e kam parë kurrë në këtë gjendje”, thotë ai. “Kemi prekur fundin, nuk dua të mendoj se çfarë do të ndodhë në qoftë se situata përkeqësohet”.

Dhe pastaj çfarë ndodh?

“Kjo nënkupton se gjithë sektori i turizmit praktikisht mund të marrë fund këtu, – thotë ai. – Dhe kjo do të thotë 28 miliardë dollarë humbje”.

Duke shëtitur nëpër qytetin e vjetër të Antalya-s takojmë një çift anglez nga Blackpool, Mark dhe Claire Smith. Pronarët e dyqaneve të suvenirëve hidhen mbi ta – por sot ata nuk po blejnë gjë. “Është tepër e trishtë të shohësh se çfarë po ndodh”, thotë ajo. “Turqia është një vend i mrekullueshëm, por njerëzit nuk po e vizitojnë. Si mund të mbijetojnë ata”?

Të pyetur nëse ata kishin shqetësime në lidhje me zgjedhjen për të prenotuar për pushime këtu, gruaja tha. “Burri im luan golf me dikë i cili tha ‘oh unë nuk do të shkoj në Turqi tani’. Kështu që ai shkoi në Orlando. Le të shohim se çfarë ka ndodhur atje. Ne duhet të vijmë, se përndryshe terroristët do të fitojnë”.

Në plazhet e qetë të Antalias, dielli i qershorit ka ngrohur Detin Mesdhe, rëra është e butë dhe malet në distancë të ofrojnë një sfond piktoresk.

Por vala e turizmit ka marrë tjetër rrjedhë në Turqi. Me sulme të vazhdueshme dhe një president gjithnjë e më të paparashikueshëm, ka pak shenja përmirësimi në horizont.

Monitor/d.i.

 

Next Post

Ndryshon kolaudimi i makinave, mjetet që rrezikojnë për shkak të ndotjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Punë te SPAK? Hapet thirrja për praktikantë, këto janë kriteret dhe afati

July 22, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In