• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi/ Një çift anglez përshkon 600 kilometra mbi kuaj bukurive të Shqipërisë

by Java News
04/05/2019 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë ndodh kur dy kalërues të zakonshëm vendosin të përshkojnë 600 kilometra mbi kalë nëpër një prej vendeve më pak të njohura të Europës? Njihuni me Ashley dhe Quentin, të cilët na tregojnë aventurën e tyre në Shqipëri, shkruan www.horsenation.com.

”Ku?

Kjo është pyetja që shumica e njerëzve na bëjnë kur ne u themi se duam të kalërojmë për 600 kilometra nëpër Shqipëri këtë pranverë.

“Shqipëria! Diamanti i harruar i Ballkanit? Midis Malit të zi dhe Greqisë? Dalë nga komunizmi në vitin 1992?”

Zakonisht kur themi këtë njerëzit na shikojnë të habitur dhe thonë “Po pse doni të kalëroni atje?”

E pse dikush do të nisej në një udhëtim me kalë nëpër fshatra dhe territore të egra? Për dashurinë për aventurat, natyrën dhe sigurisht pasionin për kuajt!

Fillimet

Ne jemi Ashley dhe Quentin, krijuesit e “En Selle”, që përkthehet nga frëngjishtja ”Në shalë”. Ne lamë punën në zyrë në Paris për të udhëtuar botën me biçikletë ose me kalë. Ashley ka gjithë jetën që kalëron dhe ka marrë pjesë në kompeticione në SHBA dhe Francë. Quentin është një kalërues mesatar, por me shumë eksperiencë në sportet në natyrë dhe ia ka marrë mjaft dorën kalërimit në 18 muajt e fundit. Pas udhëtimit me biçikletë të 2 500 kilometrave nga Franca në Shqipëri këtë dimër, ne po bëhemi gati t’i fshehim biçikletat tona në garazhin e një shoku dhe ta ndryshojmë metodën e udhëtimit tonë nga me dy rrota në me katër thundra.

Territori shqiptar është shumë më i përshtatshëm për udhëtimin me kalë se sa me biçikletë. Rrugët më të bukura janë akoma rrugët që janë përdorur nga tregtarët dhe barinjtë ndër shekuj. Kjo do të thotë që shtigjet mund të jenë me baltë, gropa, gurë, të rrëshqitshme, buzë shkëmbinjve, të pjerrëta dhe të ngushta.

Në Shqipëri , vetëm disa zona janë pika turistike – brigjet e mahnitshme të detit Adriatik, dhe qarqet kombëtare në male, si ato në Përmet (në jug) dhe Valbonë (në veri). Pjesa tjetër e vendit është relativisht e pavizituar nga turistët, dhe shumë fshatra janë të vështirë ose të pamundur të vizitohen me makinë. Shumica e aktivitetit ekonomik është i përqendruar në bujqësi dhe vendi është i mbushur me kuaj. Këtu gjendet edhe raca e fortë vendase, kali shqiptar. Të fortë, të shkathët dhe të përshtatur me terrenin, këta kuaj janë të shkëlqyeshëm për përshkimin e terrenit të vështirë, dhe premtojnë të jenë partnerët që na duhen për të pasur një udhëtim të suksesshëm.

Ne gjithashtu e zgjodhëm Shqipërinë sepse jemi të mahnitur nga njerëzit. Shqiptarët njihen për forcën e tyre, mikpritjen dhe humorin. Mikpritja për të huajt ka rëndësi të madhe pasi shqiptarët nuk bezdisen kur shohin të panjohur duke kalëruar pranë tokave të tyre.

Udhëtimi ynë do të fillojë në mes të muajt maj, dhe do të zgjasë 6 javë, përafërsisht 100 kilometra në javë, me dy ditë pushim për të marrë veten çdo javë. Tre kuaj do të jenë shoqëruesit tanë në këtë udhëtim, dy për ti kalëruar dhe një për të mbajtur ushqim dhe mjetet e kampingut. Në fund të udhëtimit kuajt do t’i dhurohen organizatës TOKA, një shoqate jo fitimprurëse vendase që po ndihmon banorët e Tropojës të nisin bizneset e tyre. Kuajt tanë do t’i bashkohen projektit të tyre për turizmin me kuaj, ku ne e dime që do të ushqehen dhe të jenë të lumtur për pjesën tjetër të jetës së tyre. Ne do t’i ndajmë aventurat (dhe vështirësitë) tona në ”Horse Nation” në javët në vazhdim.

Destinacioni i rradhës

Ne do jemi në kërkim të kuajve në qarkun jugor të Gjirokastrës. Në këtë zonë kemi arritur të gjejmë dy rritës të kalit shqiptar, njëri prej të cilëve premton me krenari se së paku pesë prej kuajve të tij janë kalëruar më parë. Ne do të ndajmë me ju se si do e zgjedhim rrugën, se si marrim mjetet dhe veshjet këtu, dhe se si po i përgatisim kuajt për nisjen.

Jemi të emocionuar të sjellim kalëruesit e ”Horse Nation” bashkë me ne në këtë kalërim unik dhe ndoshta të frymëzojmë disa prej jush të nisni aventurat tuaja me kalë jashtë arenës së kalërimit. Nëse keni ndonjë pyetje, lini ato në komente dhe ne do mundohemi t’u përgjigjemi apo t’i përfshijmë në postimet e radhës.

Next Post
Dënimi i Skënderbut rihap garën për Champions, 5 klubet pretenduese

Superiore/Frika nga pazaret e ekipeve i vendos ndeshjet në një orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In