• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi në Vlorë, Pogradec e Tropojë / Flasin Leli, Xhakolli dhe Kërnaja: Sfidat dhe përgatitjet e sezonit

by A R
31/05/2020 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si kurrë më parë, sezoni veror në Shqipëri po përballet me protokollet e diktuara nga pandemia globale. Në një lidhje direkte me studion e emisionit “Java në RTSH”, kryebashkiaku i Vlorës shpjegoi masat, risitë dhe pritshmëritë për turistët. Dritan Leli tha se për fat të mirë Vlora pati shumë pak raste të qytetarëve me Covid-19 çka i jep më tepër siguri pushuesve. Ai shtoi se vija bregdetarë pavarësisht së është e vështirë për t’u menaxhuar për shkak të gjatësisë së saj, bashkia ka nisur punën për kontrollet e njësive të shërbimit.

“Pastrimi i plazheve ka vijuar dhe vijon dita-ditës. Ne kemi siguruar një koordinim me policinë dhe strukturat e tjera për të ushtruar kontrollet e nevojshme. Sigurisht që respektimi i distancave dhe hapësirave është një nga elementët kyç të diktuar nga situate” – tha Leli.

Ai shtoi se Bashkia e Vlorës vijon konsultimet me operatorët turistikë dhe përgatitja për këtë sezon është pozitive. Leli shtoi se edhe Vlora pret me padurim protokollin nga Ministria e Shëndetësisë për të qenë më të qartë sesi do të veprohet gjatë pushimeve.

“Këtë vit në Vlorë është shtuar sipërfaqja e plazheve publike, pa pagesë. Ky sezon mbi të gjitha është një sfidë që kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim” – tha Dritan Leli në studion e “Java në RTSH”.

Për kryebashkiakun e Pogradecit, investimet e kryera dhe ato në process do t’i japing facilitetet e nevojshme pushuesve. Ilir Xhakolli tha se Pogradeci përballet me një sezon më të gjatë turistik, plot 110 ditë nga maji në shtator.

“Ne kemi bërë ndërhyje në infrastrukturë dhe kemi liruar hapësirat për të siguruar plazhe publike. Dihet që Pogradeci është një qytet i dashur për të gjithë dhe ju siguroj se shtëpitë që jepen me qira për turizëm familjar tashmë janë prenotuar të gjitha” – tha Xhakolli duke shtuar se çmimet në Pogradec nuk kanë ndryshuar dhe mbeten të ulëta si gjithmonë.

Ai shtoi se ambicia e bashkisë ështqë që Pogradeci të kthehet në “qytetin e luleve”.

Ndërkohë, Tropoja po përballet me një problematikë që lidhet me anulimin e prenotimeve. Lajmin e dha nënkryetari i bashkisë, Abedin Kërnaja.

Ai u shpreh se edhe transporti ndërqytetas apo hapja e kufirit me Kosovën do ta ndihmonin shumë turizmin kryesisht në Luginën e Valbonës.

“Problemi kryesor në Tropojë është anulimi i prenotimeve të disa bujtinave. Unë shpresoj që turistët të reflektojnë dhe të vijnë. Aktualisht jemi në pritje të hapjes së kufirit me Kosovën pasi Tropoja pikun e turizmit e ka në gjysmën e qershorit” –tha Kërnaja në lidhje direkte me “Java në RTSH”.

https://youtu.be/IwYYplcmwHU

Next Post
VIDEO / Z. Nishani shikoni këto pamje nga SHBA, përpara se të akuzoni policinë shqiptare

VIDEO / Z. Nishani shikoni këto pamje nga SHBA, përpara se të akuzoni policinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In