• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi në bregdet, nga Saranda në Shkodër / Flasin kryebashkiakët Gurma, Ndreu dhe Ademi

by A R
23/05/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si kurrë më parë, sezoni veror në Shqipëri po përballet me protokollet e diktuara nga pandemia globale. Për të folur rreth risive, masave dhe pritshmërive, emisioni “Java në RTSH” kishte të ftuar në studio kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. Ndërkohë që përmes lidhjeve direkte kreu i bashkisë Sarandë dhe ai i Lezhës komentuan situatën dhe sezonin turistik për panelin e emisionit.

Për Voltana Ademin, Shkodra pret kryesisht turistë që vijnë në rrugë tokësore, si nga pikat kufitare të Malit të Zi, apo shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Ajo tha se lëvizshmëria është një domosdoshmëri për të pasur një sezon të suksesshëm.

“Ne fluksin kryesor e presim nga shqiptarët e Kosovës. Fatkeqësisht Shqiëpria nuk ka një plan për rimëkëmbjen e biznesit të turizmit, sikurse vendet e tjera. Sot ne shohim se shumë operatorë i kanë larguar të punësuarit e tyre. Ndërkohë që nuk kemi ende një protokoll për masat që duhet të merren gjatë periudhës së plazhit, sikurse mungojnë edhe trajnimet e stafeve të hotelerive apo restoranteve” – tha Ademi në studion e “Java në RTSH”.

Ajo shtoi se Bashkia e Shkodrës ndërkohë ka nisur punën për riparimet në infrastrukturë si dhe pastrimin e plazheve, siç është ai i Velipojës.

Ndërkohë, për kryebashkiakun e Sarandës, fakti që kjo bashki është një zonë e gjelbër e ka favorizuar për të qenë një hap përpara.

Adrian Gurma tha se institucioni që ai drejton ka dëgjuar kërkesat dhe opinionet e operatorëve turistikë dhe i ka përcjellë ato në instancat shtetërore.

“Saranda këtë vit do të ketë përmirësime sa i përket furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Madje në Sarandë shohim edhe një ‘bum’ kërkesash nga të huajt për të blerë apartamente. Dua të shtoj se prej tre javësh fundjavat në Sarandë janë si fundjava normale. Fakti që jemi një bashki e gjelbër duket se ka bërë që të jemi një hap përpara bashkive të tjera në këtë aspekt” – tha kryebashkiaku Gurma.

Për Pjerin Ndreun, Bashkia e Lezhës ka nisur konsultimet me operatorët turistikë. Ai tha se bashkitë e vendit janë ende në pritje të një Vendimi nga Këshilli i Ministriave për formatin e pushimeve dhe protokollet e sigurisë që duhen ndjekur.

“Është e natyrshme që pritshmëritë tona të mos jenë ato që kishim në fillim të vitit, kur nuk ishte shpallur ende pandemia. Por dua t’ju siguroj se plazhet e Lezhës do të jenë absolutisht të pastra. Dihet që fluksi kryesor është në Shëngjin, Rana e Hedhun dhe Kune. Ndaj krahas investimeve në infrastrukturë, vëmendje po marrin kryesisht këto plazhe. Për shembull në Kune sivjet do të kemi një shëtitore krejtësisht të re” – tha Ndrei.

Kryebashkiaku i Lezhës tha se institucioni që ai drejton një vëmendje të madhe i ka kushtuar edhe promovimit të turizmit përmes materialeve filmike, spoteve etj.

https://www.youtube.com/watch?v=9a6TnAVNtlo

Next Post
“Vrau 50 milionë njerëz”/ Profesori italian: Koronavirusi do të largohet ashtu siç bëri gripi spanjoll

"Vrau 50 milionë njerëz"/ Profesori italian: Koronavirusi do të largohet ashtu siç bëri gripi spanjoll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In