• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Turizmi i ankohet Ramës: 48 mjekëve irakianë u refuzohet hyrja në Shqipëri: Konsullata në Stamboll s’u jep vizën

by Java News
17/07/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ata kanë sjellë në vëmendje një rast të ndodhur në Konsullatën shqiptare në Stamboll, ku u është refuzuar viza një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.

Turistët nga Iraku janë të detyruar të pajisen me viza turistike nga konsullata në Stamboll pasi  Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat qeveria shqiptare hoqi vizat.

Turistët irakianë ishin përzgjedhur nga operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.

Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe hotelet në Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara.

Për 48 persona operatori irakian u detyrua të paguante rreth 30 mijë dollarë për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat.

Në përbërjen e grupit prej 48 turistësh irakianë, ishin 30 mjekë dhe doktorë të cilëve iu refuzua viza pa asnjë të drejtë të cilët do të shkonin për një seminar apo konferencë.

Ata kishin parapaguar  hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë dhe kishin planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë.

Sipas  shoqatës, refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike  është një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi.

Anëtarët kërkojnë nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë.(TCH)

Next Post
Gabon dhe Vetting/ ONM kundër KPK për shkarkimin e prokurorit Qana: ‘U korruptua qëllimi i ligjit’

Gabon dhe Vetting/ ONM kundër KPK për shkarkimin e prokurorit Qana: ‘U korruptua qëllimi i ligjit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In