• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Turizmi ende larg të qenit prioritet”, prezantimi në Panairin ITB në Berlin

by A R
13/03/2018 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantimi në Panairin më të madh të turizmit në botë tregoi se turizmi nuk është ende prioritet i politikës për të dy vendet.

28 operatorë turistikë kishte sjellë Shqipëria kësaj here në ITB Berlin. Stenda modeste në cep të hollit 1.1. të panairit më të madh të turizmit në botë nuk i nxinte të gjithë pjesëmarrësit. Ngushticën do ta ndiente edhe vetë ministri, kur do të priste në stendë sekretarin e shtetit pranë Ministrisë gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Hans-Joachim Fuchtel.

Ky mbipopullim i stendës përkon edhe me ofertat turistike në vend: 252 udhërrëfyes të certifikuar veprojnë sot aty, sipas burimeve zyrtare. Por operatorët e vjetër ankohen se tregu është i parregulluar, se mungojnë standardet dhe se certifikimet janë bërë me shpejtësi.

Flash-Galerie ITB Berlin Tourismusmesse 2010 albanisch (DW)

“Shteti nuk ka dashur të marrë përgjegjësitë e veta. Çdo gjë është lënë në dorë të privatit të sajohet me kushtet e veta”, tha për DW shqip Kliton Gërxhani, president i ATOA, Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike të Shqipërisë. Gërxhani, i cili  vetë është pronar i Albania Holidays dhe ka afro 15 vjet që merr pjesë rregullisht në ITB, tha se bashkëpunimi me ministrinë është minimal the se fjala e biznesit vendor nuk ka shumë peshë.

Klosi për biznese globale

Ministri e Turizmit gjithsesi prezantoi para pak kohësh strategjinë e re të turizmit,  ku ndër të tjera janë parashikuar zgjatja e sezonit turistik dhe lehtësime fiskale për turistët. Por ministri Blendi Klosi, i tha DW se për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit që sa vjen e rritet, Shqipërisë i nevojiten investitorë të mëdhenj.

Hans-Jürgen Cassens, drejtor i degës së Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ, mendon gjithashtu se turizmit në Shqipëri i nevojiten investimet e mëdha, por edhe biznesmenët e vegjël mund të punojnë së bashku për të rritur peshën e tyre në treg: “Sektori privat mund të organizohet për të krijuar dhe zhvilluar bashkërisht koncepte produktesh dhe marketingu”, thotë Cassens.

Kosova: Shumë hapësirë, pak operatorë

Ndërsa stenda e Shqipërisë me mbipopullimin dhe mosorganizimin e saj sikur pasqyronte në një farë mënyre gjendjen e turizmit në vend, ajo e Kosovës ishte po kaq e madhe, por kishte shumë pak operatorë, dhe deri diku sterile. Donika Mavraj,  nga Agjencia për përkrahjen e biznesit në Kosovë (KIESA), tha se kompanitë ishin zgjedhur enkas pak, sepse ishin më seriozet.

ITB Kosovo Vertreter Cuneyd Ustaibo mit Dirk Niebel (DW/M. Kelmendi)

Për Kosovën, si shtet i pavarur, ishte hera e katërt në Panairin më të mëdh të turzmit në botë. Ndryshe nga Shqipëria, Kosovës i mungojnë tërësisht institucionet enkas turistike, sektori i turizmit trajtohet si objekt i Tregtisë dhe Ekonomisë. “Qeveria e Kosovës nuk e ka pasur turizmin deri tani me prioritet”, tha për DW, Fisnik Reçica, nga Shoqata Zvicerane për Bashkëpunim Teknik, filiali i së cilës në Kosovë ndihmon biznesin privat të ndihmojë vetveten. Mungesa e institucioneve enkas për turizmin dhe e një ligji adekuat janë sfidat kryesore për industrinë e turizmit të Kosovës, e cila  konsiderohet me shumë potencial.

Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë potenciale të mëdha turistike. Por as njëra as tjetra, nuk arriti ta përcjellë këtë potencial me një koncept turistik atraktiv. Takime me media, pritjet dhe ofertat shoqëruese për të joshur vizitorë mungonin. Të dy vendet ishin mjaftuar kësaj radhe me pjesëmarrje. Ministri i turizmit Blendi Klosi, i cili vinte për herë të parë në këtë panair në cilësinë e tij i këtij sektori, tha për DW se stenda dhe prezantimi i Shqipërisë në ITB 2019 duhet të jenë më të organizuara./DW/a.m.

Next Post
Drama e 49-vjeçares, lindi fëmijë me një burrë të martuar, ai sot…

Drama e 49-vjeçares, lindi fëmijë me një burrë të martuar, ai sot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com