• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turizmi/ Ekonomi: Në shkurt çertifikohen udhërrëfyesit e parë, nis klasifikimi i strukturave akomoduese

by A R
13/01/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Milva Ekonomi mblodhi sot anëtarët e Komitetit Këshillimor të Sektorit Privat të Turizmit, për të adresuar çështjet kryesore dhe sfidat e këtij sektori të rëndësishëm për vitin 2017.

Ky komitet u mblodh për të diskutuar disa çështje të rëndësishme që duhet të zgjidhen para fillimit të sezonit turistik 2017, si dhe për të marrë mendimin e grupeve të interesit lidhur me këto procese në zbatim të Ligjit të Turizmit.

Fillimisht duke qenë dhe takimi i parë i vitit, Ministrja Ekonomi bëri një përmbledhje të vijueshmërisë dhe rezultateve të sezonit turistik veror 2016, i cili ka qenë një vit shumë pozitiv për Shqipërinë.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë treguan që sipërmarrja turistike arriti të rriste kontributin e vet në ekonomi me 25 % në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015. Ndërsa numri i vizitorëve u rrit me 19.7 % më shumë se në 2015.

????????????????????????????????????

Lidhur me zbatimin e ligjit të turizmit, Ministrja theksoi se tashmë janë miratuar të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave në zbatim të Ligjit të Turizmit 93/2015 si: ai për miratimin e rregullores për kushtet kriteret, tarifat, afatet dhe procedurat për klasifikimin e strukturave akomoduese; për miratimin e kërkesave dhe kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit, për miratimin e kërkesave dhe kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik, për miratimin e rregullores për pajisjen me çertifikatë të veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, etj si dhe disa urdhëra dhe udhëzime të Ministres në zbatim të ligjit në fjalë.

Fokusi i diskutimeve u vu në dy çështje kryesore:

  1. Çertifikimi i rreth 70 udhërrëfyesve të pare deri në fund të muajit shkurt, në mënyrë që ata të jenë të çertifikuar për të nisur punën e tyre në sezonin e ri turistik.
  1. Klasifikimi i strukturave akomoduese, i cili është një proces që do të startojë në 20 janar, përmes një platforme online të ngritur tashmë, (në e-albania) ku  çdo hotel, guest house etj do të vetëdeklarojë standardet që përmbush dhe kapacitetet e tij, dhe më pas një komision i posaçëm do të verifikojë, nëse kjo strukturë i plotëson kriteret e vetëdeklaruara apo jo. Në fund të procesit do të lëshohet një çertifikatë e klasifikimit për çdo strukturë sipas kategorive përkatëse.

Për këtë çështje Ministria po bën një fushatë për të informuar dhe sensibilizuar e trajnuar përfaqësuesit e strukturave akomoduese në qytete si Vlorë, Tiranë, Durrës, Shkodër Sarandë e Pogradec .

Anëtarët e KKSPT dhanë mendimet e tyre lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë udhërrëfyesit, për komisionin që do çertifikojë ata, si duhet të jetë në detaje i gjithë procesi etj. Ata gjithashtu diskutuan për procesin e vetdeklarimit të strukturave akomoduese,  kush do jenë vlerësuesit, etj.

Ndërsa përfaqësuesit e operatorëve turistikë vunë theksin te një ndarje e qartë mes tur operatorëve dhe agjencive turistike. Ministrja Ekonomi theksoi se procesi i licencimit të operatorëve turistikë dhe agjencive të udhëtimit do të nisë menjëherë pranë QKB, pasi të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për nisjen e këtij procesi janë miratuar. Këto subjekte ftohen të aplikojnë mënjehërë për t’u licencuar.

Anëtarët e KKSPT vlerësuan Ministrinë e Ekonomisë dhe posaçërisht Ministren Ekonomi, për përpjekjen e parë serioze në 25 vjet për të rregulluar tregun e turizmit.

Ministrja theksoi se takimi i radhës i KKSPT do të mbahet në fillim të marsit, për të parë si janë realizuar deri në shkurt këto objektiva dhe për të diskutuar çfarë do bëhet në vazhdim, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për sezonin e ri turistik 2017.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Historia e Razartës, vajza e parë në RENEA që sfidoi mentalitetin e frikën

VIDEO/ Historia e Razartës, vajza e parë në RENEA që sfidoi mentalitetin e frikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

October 26, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In