• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi dentar, Hungaria udhëheq në Europë

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2008, numri i dentistëve për frymë në Hungari u rrit me 56%. Vendi i Europës Qendrore ka më shumë dentistë për frymë se çdo shtet tjetër. Që kur vendi u bë pjesë e BE-së në 2004, europianët e tjerë kanë mjaft arsye që të buzëqeshin, pasi çmimet e tyre sa i përket shërbimit dentar janë shumë më të lira krahasuar me vendet fqinjë, Austrinë dhe Gjermaninë

Mes morisë së gjerë të personazheve të cilët janë në faqet e revistave dhe gazetave të Hungarisë, bën pjesë edhe një njeri, i cili thjesht njihet si dentisti personal i kryeministrit të vendit. Dhe kjo përbën çudi të madhe në një vend që gjithnjë është krenuar për shumë fitues të medaljeve në Lojërat Olimpikë dhe fitues të çmimeve ‘Nobel’, krahasuar për numrin e popullsisë.

Ngritja e Bela Batorfit e ka origjinën në vitin 2010, kur partia konservative Fidesz mori pushtetin, duke i dhënë fund dominimit të parisë socialiste.

Batorfi, atëherë 41 vjeç, ishte një nga stomatologët më të njohur të vendit, me klinikën e vendosur në një nga qoshet më të famshme të Budapestit dhe klientë të tij ishin edhe disa prej politikanëve më të suksesshëm të momentit. Mes pacientëve më të famshëm futej edhe fituesi i zgjedhjeve, kryeministri Viktor Orban, i cili është mjekuar nga ai për rreth 20 vjet. Pas 6 vjetësh, Orban-i ka fituar famë si një njeri që i dënon ashpër rivalët e tij dhe një nga zërat kryesorë për moslejimin e emigrantëve në Europën Perëndimore. Një nga ankesat e hungarezëve është se Orban-i fut njerëzit e tij kudo. Edhe njeriu që kujdesej për dhëmbët e të parit të familjes përfitoi nga kjo.

Batorfi është një specialist në kirurgjinë orale. Ai gjithashtu është edhe fytyra e një prej sektorëve që po shkëlqejnë papritur në ekonominë postkomuniste hungareze.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2008, numri i dentistëve për frymë në Hungari u rrit me 56%. Vendi i Europës Qendrore ka më shumë dentistë për frymë se çdo shtet tjetër, thotë gazetari britanik David Hancock, i cili në vitin 2006 shkroi një udhëzues për pacientët britanikë të quajtur “Udhëzimi komplet mjekësor turistik”. “Që kur vendi u bë pjesë e BE-së në 2004, europianët e tjerë kanë shumë arsye që të buzëqeshin, pasi çmimet e tyre sa i përket shërbimit dentar janë shumë më të lira krahasuar me vendet fqinjë, Austrinë dhe Gjermaninë.

Kur Orbani mori drejtimin e vendit, turizmi stomatologjik ishte pranuar nga politikëbërësit si një nyje e rëndësishme e zhvillimit të vendit.

Përveç Orbanit, të paktë janë ata hungarezë, apo të huaj të cilët e shohin Batorfin më shumë se dy herë mbi kokën e tyre, duke analizuar gjendjen e dhëmbëve. Në vitin 2000, stomatologu i njohur kujton se një patriot i tij që rrinte në Angli, i bëri një propozim: Nëse ai do t’i bindte anglezët që të vinin e të mjekoheshin në klinikën e tij, a do t’i jepte stomatologu një përqindje të fitimit?

Batorfi mori një licencë për ushtrimin e profesionit në Britaninë Madhe dhe hapi një klinikë dentare në Londër. Për habi të tij, pacientët nisin që të shfaqeshin në numër jo të paktë. Këta ishin njerëz me dëshirë për t’i dalë kundër sistemit vendas dhe mbi të gjitha dëshironin mjekim me çmime më të lira. Dhe oferta që stomatologu jepte ishte shumë më e leverdishme se sa shpenzimet që një britanik do të harxhonte nëse do të mjekonte dhëmbët në qytete si Bristoli apo Belfasti. “Në fillim, do mrekulloheshe nëse do të merrje vesh që një dentist anglez e rekomandon pacientin te një dentist hungarez”, kujton stomatologu.

Duke e kuptuar që klientët e huaj do të ishin më të prirë për të udhëtuar në vendet të tjera për të marrë trajtime më të vështira, me çmim më të ulët se sa në vendlindje, stomatologu hungarez u specializua në implantologji. Kjo procedurë është një nga më komplekset e kirurgjisë orale.

Kur u kthye në Budapest, ai nisi që të vendoste çmimet e shërbimeve të klinikës së tij edhe në paund dhe ofroi madje edhe shofer për të sjellë klientët nga aeroporti drejt klinikës së tij.

Prova e punës dhe zotësisë së tij janë 35 mijë pacientë të cilët ai ka trajtuar.

Përpara një dekade, dentisti hungarez harxhoi 200 mijë dollarë për të blerë ato që këshilltari i tij, Szucs, i quan “Rolls-Royce-t e poltronave dentare”. Szucs pretendon se ekzistojnë vetëm katër versione të tjera të të njëjtit model, të cilat janë prodhuar nga kompania japoneze “Morita”. Njëra prej tyre është në pronësi të presidentit rus Vladimir Putin, një përdoret nga kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe dy të tjera janë të vendosura në një klinikë private suedeze.

Në vitin 2010, turizmi mjekësor e kishte kthyer tashmë biznesin e Batorfit nga një praktikë dentare shumëfunksionale e drejtuar familjarisht, në një klinikë shumë të vlerësuar të kirurgjisë orale.

Me pacientin dhe mikun tij që u bë kryeministër i Hungarisë, ai dhe kolegë të tjerë nisën të mendonin nëse ky sukses i tij në tregun ndërkombëtar mund të kthehej në avantazh të madh për të gjithë vendin.

Një studim i bërë në vitin 2010, Banka Qendrore ka vlerësuar se rreth 60 mijë turistët dentarë të cilët kishin ardhur çdo vit në vend, kishin sjellë rreth 227 milionë dollarë fitime për stomatologët. Por përfitime pati edhe industria e turizmit, pasi të huajt shpenzuan në total 45 milionë dollarë në hotele dhe restorante.

Ky sektor i mbijetoi recensionit global dhe madje bizneset treguan shenja të pakta të uljes së fitimit. Pastaj, ishte e kuptueshme të ndodhte kështu, nisur nga dinamikat e veçanta të cilat çuan njerëzit në klinikën e Batorfit në Londër për konsultime dhe pastaj iu drejtuan Budapestit për ndërhyrje si dhe një sistem britanik që disa lloje mjekimesh i ka bërë të pakta apo të kushtueshme, ose të dyja bashkë.

“Këto janë ato pak gjëra në të cilat Hungaria është lidere dhe turizmi dentar është ai më i suksesshmi”, thotë Batorfi.

Kur Britania nisi që të reagonte pas pushtimit hungarez në deontologji në tokën e saj, i pari i cili u prek nga masat ishte vetë Batorfi. Në 2011, atij iu hoq licenca për të operuar në Mbretërinë e Bashkuar për 1 vit.

Për më tepër që ndaj tij u ngritën akuza për trajtim të keq të pacientit nga një individ, i cili pesë vite më parë udhëtoi në Budapest për të kryer një implant me ndërhyrje kirurgjikale. Detajet e dëmtimit në gojën e tij gjithsesi ishin jo të qarta.

Një muaj më vonë, pas Apelit, akuzat iu hoqën, por jo më përpara se dentisti personal i kryeministrit të kthehej në një simbol kombëtar që tregonte zotësinë e Hungarisë për t’i vendosur në pozicion mbrojtës edhe vende më të pasura.

Kjo e shkuar të ndihmonte të kuptoje lidhjet e stomatologut me politikën. Kur në vitin e dytë të punës si kryeministër, Orban-i ftoi bizneset dentare që të bënin ofertat e tyre për kontratat me shtetin, Batorf-i fitoi gjithçka. Në 4 vitet e para të administratës së Orban-it, rreth 10 milionë dollarë në ndihma shteti, iu dhanë kompanive të cilat ishin të lidhura me stomatologun. Ankesave të mediave, këshilltari i tij, Szucs, iu përgjigj kështu: “Batorfi ka qenë dentisti i Orban-it që nga viti 1992. Përse të mos konkurrojë edhe ai, kur çdo biznes tjetër ka të drejtë që ta bëjë”.

 

 

Next Post

Strazimiri pranon goditjen me vezë në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In