• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi dentar duhet të jetojë

by Dritan Gremi
26/04/2020 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Gremi

Papritur, në këtë fillimviti, e gjithë bota hyri në një tunel të errët. Pandemia globale gjunjëzoi ekonominë e vendeve më të zhvilluar të botës, vrau mbi 200 mijë njerëz dhe izoloi qindra milion të tjerë.

Fillimi i vitit 2020 do të hyjë në histori si përballja e njerëzimit me një luftë të padeklaruar botërore. Jo më kot në fjalorin e liderëve kryesorë të botës, termi “luftë” po përdoret rregullisht për të karakterizuar koronavirusin.

Shqipëria nuk mund të ishte imune ndaj kësaj situate globale. Patëm dhe ne pjesën tonë të vuajtjeve, sakrificave, viktimave dhe dëmeve të mëdha ekonomike, që do të vazhdojnë të ndjehen edhe për shumë vite të tjera pasi virusi të jetë mundur. Qeveria shqiptare formuloi një strategji të qartë për kufizimin e dëmeve të pandemisë, duke udhëzuar mbylljen masive të shkollave, bizneseve dhe popullatës në shtëpitë e tyre. Kjo taktikë e vendosur
dhe e ashpër po sjell frytet e saj pozitive. Prej javësh kurba e famshme e pandemisë është stabilizuar dhe në 27 prill një pjesë e bizneseve të vogla dhe njësive të shërbimit do të nisin të hapen.

Dalja nga tuneli i pandemisë presupozon një qasje më të vendosur dhe afagjatë, pasi për fatin tonë të mirë, edhe shifrat e pandemisë duket se na lejojnë të jemi më fleksibël. Si përfaqësues i sektorit të turizmit mjekësor, mendoj se tani është koha për të menduar, ndër të tjera, edhe për rihapjen e klinikave dentare e mjekësore, si një mundësi që ky lloj turizmi që nuk njeh sezon dhe që ka një treg gjigand dhe të sigurtë në vendet pranë nesh, të marr frymë dhe të dalë nga impasi. Natyrisht, duke garantuar 100% sigurinë ndaj pacientëve dhe profesionistëve të shëndetit.

Pas goditjes që mori sektori ynë, tashmë duhet të mendojmë se si të ringrihemi fuqishëm, në vend që të rrimë të mbyllur dhe të mendojmë sa të pashpresë jemi për të ardhmen. Ne duhet të mësohemi me idenë se virusi do të qëndrojë gjatë mes nesh dhe duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri, në vend që të presim mbyllur mbase prej vitesh vaksinën anti-covid 19.

Përvojat e atyre që e kanë kaluar këtë urgjencë, janë pika jonë e parë e referimit. Prototokollet e sigurisë, masat e reja që po merren në rajonet e sapodala nga pandemia, janë një shembull për t’u ndjekur. Fjala vjen, duhet të studiojmë protokollet e Wuhanit, në klinikat dentare e mjekësore të të cilit janë bërë ndërhyrje në shumë pacientë ditët e fundit dhe ka zero raste të infektuar.

Le të kthehemi në treg, të zhvillojmë sërish turizmin dentaro-mjekësor, por me siguri të plotë. Kina ia doli, shumë vende Europiane janë duke bërë gati protokollohet e reja për Covid Safe, tani është rradha e Shqipërisë për të punuar dhe për tu kthyer në normalitetin e ri.

Për të arsye, mendojmë se qeveria duhet të ngrejë një strukturë shtetërore që të hartojë protokolle të forta për të gjitha klinikat dentare mjekësore.

Protokollet të përfshijnë masa të forta që nga ato individuale mbrojtëse (maska, dezinfektantë, pasijisje të tjera), deri tek ridimensionimi i hapësirave apo sallave të posacme izolimi në rast se do të lindte nevoja.

Këto protokolle duhet të jenë të unifikuara dhe të zbatueshme nga të gjithë. Në rast se do të ketë shkeljet, strukturat shtetërore si Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të marrë masa të menjëhershme ndaj subjekteve që
nuk respektojnë protokollet nga gjoba deri ne heqje të licensës. Vetëm në këtë mënyrë, do të ndihmojmë turizimin mjekësor të ringrihet më fortë dhe më i besueshëm për të gjithë, për të rifituar ato pozita që kishim përpara se kjo situatë të ndodhte.

Këto janë javë të rëndësishme për të menduar për udhëzimet që duhet të ndiqen në mënyrë që t’i përshtatemi këtij realitetit të ri.

Në Gremi Clinic kanë filluar prenotimet për muajin Qershor, duke marrë shkas dhe duke qënë shpresëplotë se disa kompanitë ajore, siç dhe kanë njoftuar, do të nisin fluturimet e tyre me destinacion edhe në Shqipëri. Sinjalet që po marrim këto orë nga jashtë, tregojnë se pacientët kanë besim tek klinika, masat tona, kanë besim te udhëtojnë në Shqipëri dhe kanë vendosur t’i përshtaten këtij normaliteti të ri. Nëse në Kinë klinikat dentare janë hapur, ashtu si dhe në Gjermani, Norevegji dhe Zvicër, përse mos të gjejmë dhe ne rrugën tonë për t’u rihapur lidhur dhe me nevojën e kontrolleve dentare peridotike të pacientëve dhe të zhvillojmë turizimin mjekësor si një ndër sektorët më të rëndësishëm që ndihmon ekonominë e vendit.

Turizmi dentar nuk duhet të qëndrojë në heshtjen që po ia imponon situata. Vendet e zhvilluara nisën aktivitetin normal ne ende jemi pas përsa i takon protokolloreve të qarta Anti-Covid 19 për të gjithë zinxhirin mjekësor.

Në këtë pikë, Gremi Clinic është një realitet që përmbush të gjithë ciklin e shërbimeve që menaxhohen drejtëpërsëdrejti që nga klinika, laboratore, strukturë akomoduese, pritje-transfertë nga aeroporti, bar, restorante, duke mos përfshirë palë të treta dhe duke garantuar siguri të plotë. Në zbatim të kësaj praktike, ne jemi gati që në respektim të plotë të protokollit presim klinetët të cilët cdo ditë pyesin nëse do të arrijnë të kryejnë vizitat dhe kontrollet në Shqipëri.

Përsa i takon burimeve njerëzore, Gremi Clinic nuk ka kërkuar subvencione nga shtetit për pagesat e tyre. Asnjë nga 95 punonjësit e klinikës nuk është pushuar nga puna. Janë marrë të gjitha masat që t’u sigurohet paga minimale, me besimin që së shpejti do t’i kthehemi këtij normaliteti të ri, duke guxuar dhe duke u mbrojtur bashkë do ia dalim të gjithë. Gremi Clinic ka vendosur të “luftojë”, i gatshëm për t’u përballur me këtë normalitet të ri, ndaj është koha që të gjithë të mendojmë se si të ringrihemi të fort dhe të sigurtë.

Next Post
Mashtrimi me një foto dhe një dëshmi e rrallë (botohet për herë të parë)

Mashtrimi me një foto dhe një dëshmi e rrallë (botohet për herë të parë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In