Qytetarët kosovarë iu drejtuan bregdetit shqiptar të favorizuar nga fundjava me mot të mirë dhe pezullimit të tarifës për qarkullimin në lëvizjen e rrugës së Kombit, pas protestës së qytetarëve kuksianë.
Deri në mesditen e së dielës, traun e doganës së Morinit e kaluan 700 automjete, ndërsa fluksi shënoi rënie në orët e pasdites. Në pikën doganore u punua me 5 sportele, për të menaxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve.
Tarifa tashmë e pezulluar për qarkullimin e rrugës së Kombit ka shkaktuar debate të forta në të dy anët e kufirit.
Qytetarët nga Kosova e pranojnë pagesën si të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës, por nga ana tjetër mbështesin nevojën e lehtësirave për banorët e Kukësit.
Debate ka edhe për efekte të supozuara negative të tarifës në numrin e pushuesve nga Kosova. Por ky qytetar, thotë se nuk ka pagesë që i ndal ata të vizitojnë Shqipërinë.
Shumica e turistëve nga Kosova i janë drejtuar bregdetit nga Shëngjini në Vlorë, për tiu gëzar fundjavës dhe pushimit të festës së Pashkës. Oranews