Turizëm/Në Dhërmi iu vihet flaka 60 shezlongëve, kryebashkiaku: Incidente të vogla

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro e cilëson një incident të vogël djegien e 60 shezlongëve në Dhërmi.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Goro shprehet se ngjarje të tilla, të cilat i quan spordike, mund të kapërcehen përmes bashkëpunimit të autoriteteve.

“Është një ngjarje sporadike. Besoj se shumë shpejt policia do ta zbardhë ngjarjen; janë incidente të vogla që do të tejkalohen në bashkëveprim mes bashkisë, ministrisë dhe të gjitha strukturave të tjera, në mënyrë që të kemi një sezon të mbarë…Kryesore është çështja e sigurisë së qytetarëve dhe pastërtia e këtyre zonave. Problemi i stacioneve të plazheve do të zgjidhet mes bashkëpunimit të Ministrisë dhe Bashkisë.”

I pyetur se çfarë shërbimesh do të sjellë Himara ndryshe nga vitet e tjera, Goro tha: “Bashkia Himarë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe donatorë të tjerë, do të ketë aktivitete të ndryshme duke filluar nga data 15 korrik deri në 15 gusht, në të gjithë territorin e saj.” Vizion+

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com