Një shtetas rus është gjetur i pajetë brenda një apartamenti në Shëngjin. Trupi i tij është konstatuar nga mesnata e kaluar, por ende nuk janë kryer veprimet, kjo ka bërë që të alarmohen edhe banorët e pallatit.
Viktima është identifikuar si Eduard Nikshini rreth 39 vjeç dhe dyshohet se ka humbur jetën para tre ditësh nga përdorimi i pijeve alkoolike.
Policia thote se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari











