• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turistët që vijnë në Shqipëri janë “low cost”! Më “koprracët” italianët, më dorëlëshuarit anglezët

by A R
11/08/2024 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa qeveria numëron me krenari rritjen e numrit të turistëve të huaj, duket se biznesi nuk është aspak i kënaqur me të ardhurat që numëron në fund të çdo dite.

Pjesë e sondazhit të “Monitor”, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting)   ishin edhe disa biznese (24).

50% e të anketuarve nga bizneset thanë se të huajt dominojnë në strukturat e tyre hoteliere. Vetëm 20% thanë se dominojnë shqiptarët dhe pjesa tjetër i përmendin të dyja grupet njësoj.

Më Shqipërinë që është marketuar si një vend me kosto të ulët, të huajt duket se janë ata që nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë.

Bizneset thanë se të huajt janë ata që shpenzojnë më pak, me 48% të zgjedhjes, ndërsa vetëm 24% e të anketuarve thanë se janë shqiptarët ata që kanë buxhete më të ulëta gjatë qëndrimit në akomodimet e tyre turistike. 28% i etiketuan të dyja grupet njësoj.

Të pyetur se cilët janë turistët që shpenzojnë më pak sa i takon kombësisë, kanë renditur italianët të parët, të ndjekur nga polakët. Pas tyre renditen rusët, ukrainasit, çekët.

Në seksionin e komenteve të anketës, bizneset cilësojnë se turisti që viziton vendin tonë kërkon të shpenzojë sa më pak. “Janë turistë super low cost, turistë supermarketi”, – do të shprehej një prej tyre.

Në të njëjtën linjë duket se është edhe komenti i një tjetër biznesi që vlerëson se ata që vijnë në Shqipëri janë tepër kursimtarë dhe e kanë zgjedhur vendin tonë pikërisht për këtë arsye.

Ardhja masive e të huajve drejt Shqipërisë, sidomos vitin e shkuar dhe këtë vit, vjen nga promovimi i gjerë i vendit në mediat ndërkombëtare dhe në rrjete sociale me fokus te kostoja e lirë.

Tituj të tillë si “Vizitoni Maldivet e Europës (Ksamili) që kushton sa një pjesë e vogël e çmimit”, “Jo vetëm pushime të lira” apo “Si të kalosh pushimet në Shqipëri me 100 paund” po bëjnë xhiron e rrjetit, duke nxitur masivisht kureshtarët që udhëtojnë me buxhet të ulët.

Ky lloj turizmi masiv po sjell flukse të larta në disa rajone në vend, diçka që nxiti rritjen e çmimeve në disa rajone dhe si efekt zinxhir solli anulimin e rezervimeve nga një pjesë e të huajve kryesisht italianë, si dhe largimin e vendasve dhe shqiptarëve të Kosovës nga pushimet e fundjavave.

Në fakt, sondazhi tregon se turistët, si vendas ashtu dhe të huaj janë shumë të ndjeshëm ndaj çmimeve.

39% e të anketuarve biznese thanë se çmimi është faktor kryesor në përzgjedhjen që bëjnë klientët në biznesin e tyre, i ndjekur nga cilësia me 29% dhe ambienti me 20%.

Shërbimi është elementi i fundit që turistët marrin në konsideratë kur duan të prenotojnë një njësi akomoduese (12%).

 

+

 

Pse “preferoni” turistë të huaj, shqiptarët janë ata që shpenzojnë më shumë

Ndërsa vetë shqiptarët janë në kërkim të çmimeve të lira dhe pjesa më e madhe e tyre deklaruan se shpenzojnë më pak se 50 euro në ditë kur shkojnë me pushime, të huajt që vijnë në Shqipëri janë akoma dhe më shumë kurnacë.

Të dhënat e sondazhit me bizneset tregojnë se shqiptarët dominojnë në pyetjen “Kush ka tendencën të shpenzojë më shumë në biznesin tuaj”, me 48%, ndërsa 25% e të anketuarve thanë se të dy grupet janë njësoj.

Nga të huajt, më dorëlëshuarit janë anglezët, me 13% dhe më pas vijnë gjermanët, norvegjezët, spanjollët, holandezët.

Sondazhi tregon se kryesisht në strukturat akomoduese dominojnë familjarët.

Zhvlerësimi i euros, problemi kryesor i operatorëve turistikë

Dilemat nëse ka më shumë apo më pak turistë (vendas dhe të huaj bashkë) apo më shumë e më pak konsum duket se jo pa arsye mbeten të tilla.

Vetë bizneset turistike të pyetura rreth të ardhurave të tyre gjatë këtij viti në raport me një vit më parë nuk konfirmojnë një mrekulli turistike që diferencon dukshëm nga viti i kaluar.

Të paktën 54 për qind e bizneseve raportojnë se të ardhurat e tyre janë rritur këtë vit në raport me vitin 2023 teksa pjesa tjetër prej 46 për qind kanë nënvizuar se ka ulje të tyre.

Lidhur me vështirësitë më të mëdha që hasin në aktivitetin e tyre 46 për qind e bizneseve raportojnë se zhvlerësimi i euros është ai që ka dhënë ndikimin më të madh.

Mungesa e stafit e cila ishte një alarm një vit më parë për mënyrën sesi do të përballohej një sezon me flukse edhe më të rritura duket se përbën shqetësim për 12.5 për qind të bizneseve.

Infrastruktura jo e favorshme është vështirësia më e madhe për të paktën 20 për qind të bizneseve të tjera.

Përmirësoni infrastrukturën

Edhe ky sezon veror e gjeti vendin me një infrastrukturë gjysmake.

Ndërsa e gjithë vëmendja e investimeve duket se ka shkuar në jug, në pjesën e tjera të vendit, sidomos në zonën e Durrësit e Golemit, trafiku vijon i rënduar dhe rrugët dytësore nuk janë përfunduar ende.

Të gjitha bizneset pa përjashtim kanë rekomanduar përmirësimin e infrastrukturës si masën kryesore për të nxitur sektorin e turizmit në vend.

Masa të tjera që rekomandojnë bizneset janë Ofrimi i më shumë informacioneve dhe shërbimeve; Promovimi i praktikave të qëndrueshme të turizmit; Ofrimi i vlerës më të mirë për paratë; Rritja e aktiviteteve kulturore dhe rekreative

Të anketuarit e vënë theksin dhe tek përmirësimi i shërbimit dhe kapitalit njerëzor që shërben në industri, që sipas tyre është thembra e Akilit.

/a.r

Next Post
Rusia largon flotën nga Deti Azov, dronët rusë depërtojnë në Rumani, rritet alarmi nga NATO

VIDEO / Ukraina avancon me sulmet brenda territorit rus, Kremlini në alarm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In