• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turistët në Theth të mahnitur nga natyra: Nota ‘10’ për Shqipërinë! Pronari i Bujtinës: Problem energjia elektrike…!

by Java News
25/05/2023 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, Organizata Boterore e Turizmit publikoi shifrat e rritjes së numrit të turistëve në Shqipëri që vihej re një rritje prej 54% krahasuar me periudhën para pandemisë, duke zënë kështu vendin e parë në Evropë për rritjen më të madhe.

Sot një grup turistësh holandezë dhe amerikanë gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Thethi për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV kanë vlerësuar me notën ‘10’ Shqipërinë sa i takon asaj çfarë ofron për turistët nga vende të ndryshme. Ata thanë se do ta rekomandonin për të gjithë miqtë e tyre.

“Kemi ardhur për shtegun The Peaks of the Balkans. Jemi të gëzuar dhe pritshmëritë tonë janë tejkaluar. Është kaq bukur, me malet dhe fushat kaq të bukura. I japim një 10 Shqipërisë për turizëm. Do ua rekomandojmë edhe miqve tanë”- u shpreh njëri prej turistëve.

Por nga ana tjetër, Polia, pronari i Bujtinës ku turistët po qëndronin solli në vëmendje një problematikë tjetër që sipas tij është mungesa e energjisë elektrike në këtë zonë. Ai tha se pavarësisht se energjia elektrike e prodhuar nga HEC-i në Theth siç duket nuk mjafton dhe çdo darkë fiken dritat.

“ Ne e themi me batutë, nëse s’keni probleme në Shqipëri mbase nuk jeni më në Shqipëri. Problemet me energjinë. Vijojmë të kemi probleme me energjinë, kemi pasur premtime se do rregullohet por siç dihet tashmë ka neglizhencë. Ne kemi një HEC këtu në zonë dhe sic duket energjia që prodhon nuk mjafton. Çdo kohë darke fiken dritat. Kjo realisht neve na kushton shumë probleme”- u shpreh pronari i bujtinës

Sa i takon rezervimeve, ai tha se situata është mjaft e mirë dhe se ka një numër gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj./m.j

Next Post
“Kur u bë i parë në Kavajë…”/ 3 të vrarë për një fjalë goje, dinamika e përgjakshme që u mori jetën dy vëllezërve Gosa e Altin Rexhës

“Kur u bë i parë në Kavajë...”/ 3 të vrarë për një fjalë goje, dinamika e përgjakshme që u mori jetën dy vëllezërve Gosa e Altin Rexhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In