• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turistët kinezë ‘pushtojnë’ Tiranën, Veliaj: Pse kryeqyteti u përzgjodh nga Lonely Planet

by A R
11/06/2018 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prestigjiozja amerikane Lonely Planet ka zgjedhur Tiranën si një ndër 10 destinacionet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë vit.  I ftuar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Veliaj ka treguar se si një nga revistat më të njohura në botë për turizmin përzgjodhi kryeqytetin shqiptar. Kryebashkiaku i Tiranës thotë se ndryshe nga viti 2015 kur të ardhurat e Tiranës nga  turizmi ishin të papërfillshme, tashmë ato zënë një vend të rëndësishëm. Sipas tij, Tirana është bërë me më shumë përmasa njerëzore këto tre vite, duke krijuar më shumë hapësira kur njerëzit shkëmbejnë energji me njëri-tjetrin, si Pazari i Ri, Sheshi “Skëndërbej” etj.

Veliaj: Nuk ishte surprizë. Ne kishim kohë që ishin kontaktuar nga Lonely Planet për të na vënë në dijeni që Tiranë në mes të dhjetëra qyteteve po konsiderohej si destinacion dhe për të na informuar që në mënyrë të pavarur, le të themi inspektorët e tyre ose udhëtarët profesionistë do të vinin për të parë qytetin edhe për të dhënë një vlerësim. Di që janë bërë 3 vizita në Tiranës dhe Tiranës i janë dhënë notat. Ajo që më bën të ndihem shumë mirë, jo vetëm që jemi tek 10 qytetet, por shumica në fakt e rasteve nuk ishin vetëm qytete, ose ishin shtete të tëra, siç ishte rasti i Kosovës ose rajone të tëra. Kështu që zgjedhja e qytetit ishte një shpërblim i madh, një rrahje shpatullash për të gjithë çunat dhe gocat në skuadrën e Bashkisë së Tiranës gjithë këto vite.

Tare: Një ogur i mirë për sezonin e verës që sapo nisi.

Veliaj: Në fakt e çuditshme sesi funksionon. Mjafton një agjenci me reputacion si Lonely Planet të të vërë në hartë dhe të gjithë raportimet nga hotelet, nga operatorët turistikë, nga bujtinat, nga shitjet e biletave raportojnë në një progresion gjeometrik rritjen e kërkesave. Është biznes i mirë turizmi. Mbaj mend, në mbledhjet e para të vitit 2015 ka ardhurat e Tiranës nga  turizmi ishin të papërfillshme. Quheshin le të themi disa qindarka në zhargonin popullor. Sot janë të ardhura të rëndësishme nga turizmi dhe mënyra sesi po gëlon qyteti, restorantet, gjithë sipërmarrjet e hotelerisë dhe  biznesi i mikëpritjes nëse mund ta quajmë, them që më e mira është akoma përpara.

Tare: Pra, ishte një përzgjedhje e kërkuar prej jush apo ju erdhi nga Lonely Planet?

Veliaj: Jo, u njoftuam nga Lonely Planet që Tirana me rreth 100 qytetete të tjera po konsiderohej, për të na vënë në dijeni që ne do të kemi të painformuara 3 vizita të inspektorëve të tyre.

Tare: Mbetët të painformuar apo i zbuluar kur ishin në Tiranë?

Veliaj: Mbetëm të painformuar, nuk e di se kur kanë qenë dhe jam i sigurtë që në botimet ose në edicionet e radhës do kuptohen restorantet, vendet, parqet, eksperiencat që kanë pasur në Tiranë sepse një pjesë e tyre mbledhin informacion për ta riprodhuar por e morëm vesh ditën që u bë botimi.

Tare: Por çfarë i ka ndodhur Tiranës sipas jush?

Veliaj: Tirana them që është bërë me më shumë përmasa njerëzore. Do të thotë që janë krijuar më shumë hapësira kur njerëzit shkëmbejnë energji me njëri-tjetrin. Pazari i Ri apo Sheshi “Skëndërbej” mbi të cilin kundrojmë në këtë ballkonadë, në vend që të ishin vende transiti kur njeriu kalon për të shkuar diku tjetër janë kthyer në vende destinacioni. Dhe mënyra sesi janë përceptuar është që njerëzit e kërkojnë qetësinë larg qytetit, larg zonave të banuara, larg rrëmujës, ndërkohë që Tiranën e gjen të qetë me zogjtë apo me klarinetën e dikujt në sfond në zemër të kryeqytetit.  Dhe besoj kthimi i zonave tranzit në zona destinacioni  e ka bërë Tiranën pak më të jetueshme. Unë them që kemi edhe një fokus shumë të madh të fëmijëve, një nga vlerësimet që kemi marrë këtë vit nga The Guardian. Një tjetër zë shumë autoritar në gazetari sidomos në seksionin e udhëtimit dhe turizmit është që Tirana është bërë shumë më miqësore për fëmijët. Është larg ëndrrës tonë se çfarë mund të bëjmë tamam por besoj se të gjithë këto vlerësime… Në Utrecht morëm një çmim tjetër për gjelbërimin. Jo se Tirana sot mund të quhet një Green City ose qytet i gjelbër por nëse vazhdojmë me ritmet që filluam këtë vit me pemët them që mund të ecim përpara. Menaxhimi i qytetit është një fushatë konstante marketimi dhe unë besoj që në bashkëpunim me qeverinë ne kemi arritur të transformojmë disa gjëra që kanë qenë kompekset tonat, siç mund të ketë qenë BunkArt, Shtëpia e Gjetheve që na lidhin me një  të kaluar të errët, me kujtime që shumë nuk duan ti prekin por ama përbëjnë një kërshëri për. Për shembull grupet kryesore të turizmit në Tiranë, pavarësisht intuitës që ne mendojmë se janë italianë, por nuk janë italianët, janë edhe ata por nuk janë të parët. Janë kinezët, një pjesë e madhe kanë nostalgji nga kinematografia shqiptare. Sot rrogat minimale në Kinë nuk janë 200 euro por janë 500, 600, 700 euro për një punonjës. Do të thotë se ka nëj shtresë të mesme në Kinë që ka mundësi të udhëtojë. Nëse udhëton vetëm 10 % e Kinës janë 140 milionë turistë. Kështu që ne krejt papritur ne po shohim një thel nga një lloj turizmi i paparashikuar që në fakt për Shqipërinë kuriozohet jo nga moderniteti ose antikiteti por të paktën për pjesën e Tiranës nga Lufta e Ftohtë dhe Realizmi socialist. Numri i dytë janë polakët. Ne harrojmë por Polonia është një vend gjigant. Polonia ka 40 milionë banorë, do të thotë që 18 milionë polakë që udhëtojnë çdo vit në rajonin tonë janë një treg shumë i konsiderueshëm.

Tare: Kanë edhe ata kuriozitetin e të shkuarës komuniste?

Veliaj: Traktati i Varshavës. Zakonisht sa herë që dal më qëllon një grup turistësh tek dera e Bashkisë ose poshtë Sahatit, ndaloj ti përshëndes, kështu që gjithmonë kuriozohen.

Polakët janë grupi i dytë. Grupi i tretë prap nuk janë italianët ose fqinjët tanë. Grupi i tretë më i madh janë skandinavët.

Finlandezë, norvegjezë, suedezë, danezë dhe besoj që për herë të parë po gërshetohet turizmi masiv me turizmin e aventurës. Kemi pasur vetëm javën e fundit grupe nga 200 studentë hollandezë që duan ta bëjnë qytetin vetëm me biçikleta. Sepse ajo është pjesë e traditës së tyre.  Po mundohemi të prekim tregje të ndryshme të turizmit. Në fundjavë në Triathlon-ë e Tiranës komplet treg tjetër. Tregu i manjakëve të sportit, të trupit, të palestrës, të notit, të çiklizmit, të vrapit kështu që në këtë sens Tirana ka bërë ndryshe atë që shumë qytete kanë pasur monodrejtim, pra kanë pasur vetëm një produktet ne jemi munduar që ta diversifikojmë pak.

Next Post
Denoncimi/ Dhunuesit i këpusin veshin, eksperti mjeko-ligjor: Asgjë, bëj operacion plastik!

Denoncimi/ Dhunuesit i këpusin veshin, eksperti mjeko-ligjor: Asgjë, bëj operacion plastik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

October 29, 2026
Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

October 29, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

October 29, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

October 29, 2026
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

October 29, 2026
Pikëpyetjet e basteve online/ Ekspertët: Ata që luajnë fshehurazi, nuk do të duan të deklarohen

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

October 29, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Shkresa për Veliajn është një “sekret” publik që e dinë të gjithë

October 29, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

October 29, 2026
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Përafrimi me BE-në/ Qeveria prezanton ligjin e ri për turizmin, regjistrim i detyrueshëm i qirave afatshkurtra dhe krijim i zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In