• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turistët kinez ‘përmbytin’ Shqipërinë, 10 mijë brenda një viti

by Java News
03/04/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prioritet i turizmit shqiptar është dhe thithja e vizitorëve nga Vendet e Lindjes dhe kryesisht nga Kina. Në një dalje për mediat, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë. Ambasadorja tha se, Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë.

Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë.

“Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri.

Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistik”, tha ajo.

E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, Ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare.

Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj, ndërsa Gjirokastra edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve.

“Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitoj përparësi dhe Shqipëria”, tha Ambasadorja.

Është bërë shumë progres në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona në fushën e turizmit, vijoi ajo, duke përmendur takimin e dy ministrave të Jashtëm para dy viteve, ku u nënshkrua memorandumi për lehtësimin e procedurave në marrjen e vizave midis dy vendeve. Kjo, sipas Ambasadores, ka rritur më tej shkëmbimet njerëzore midis vendeve tona.

Më tej, Ambasadorja foli për punën e nisur mes operatorëve turistik dhe konsultimet me palën shqiptare që shtetasit kinezë mund të qëndrojnë pa viza deri 90 ditë (1 prill deri në 31 tetor).

Ambasadorja tha se, duhen njoftuar zyrat e kompanive të fluturimit që janë në Kinë për politikat e heqjes së vizave për turistët kinezë që hyjnë në Shqipëri.

Po kështu, pala shqiptare të marrë masa për kalimet në pikat kufitare dhe atë të Rinasit.

“Këto janë disa nga çështjet që po negociohen me palën shqiptare dhe shpresojmë që së shpejti të konsiderohen të zgjidhura në marrëveshjen tonë”, tha Ambasadorja Jiang Yu.(atsh)

ma.me

Next Post
Shantazhuesit e kafeneve që s’duan të mësojnë dhe hienat politike mbi një pedagog të ndershëm

Shantazhuesit e kafeneve që s'duan të mësojnë dhe hienat politike mbi një pedagog të ndershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In