• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turistët dhe besimtarët i japin lamtumirën Papa Benediktit XVI

by A R
03/01/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra besimtarë dhe turistë iu drejtuan Bazilikën e Shën Pjetrit në ditën e dytë të homazheve për nder për ish Papa Benediktin e XVI.

Homazhet për besimtarët janë planifikuar të zgjasin për dymbëdhjetë orë, përpara funeralit mëngjesin e së enjtes, i cili do të drejtohet nga Papa Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë u krijuan radhë të gjata njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Vatikani ka njoftuar se mund të ketë mbi 30.000 vizitorë në ditë.

“Ishte një emocion i madh, por jam e sigurt që ai nuk është më këtu, por është atje në parajsë. Ishte një nderim i duhur. Jam e sigurt se një pjesë e rëndësishme e historisë së kishës është mbyllur dhe tani duhet të vazhdojmë pa të.”

“Ndjej dhembshuri për të. Kam pasur kënaqësinë dhe gëzimin dhe fatin ta takoj kur ishte gjallë. Nuk mund t’i përshkruaj emocionet që ndjej tani, ndjej shumë emocione të ndryshme.”

Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar për ditën e enjte dhe ai nuk do të jetë shtetëror, por i thjeshtë. Ceremonia do të fillojë në orën 9:30. Në varrimin e ish-Papës priten rreth 60.000 vetë, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Gjithashtu edhe presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier ka bërë të ditur pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit në Romë. Ndërkaq vdekja e Benediktit hap rrugën që Papa Françesku të dalë në pension.

Një letër dorëheqje është nënshkruar nga Ati i Shenjtë gjatë vitit të kaluar dhe do të mbetet në fuqi në rast se shëndeti i tij rëndohet. Papa Françesku tani është 86 vjeç, një vit më i madh se Benedikti kur doli në pension. Pavarësisht se ka nevojë për një shkop dhe një karrige me rrota për shkak të operacionit që ka kryer në gju, ai nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit. Udhëtimet janë planifikuar për në Afrikë këtë muaj dhe në Portugali në Gusht.

/a.r

Next Post
Përfshihet nga flakët klasa e shkollës 9 vjeçare në Ballsh/ Digjen libra dhe banka, dyshohet se…

Përfshihet nga flakët klasa e shkollës 9 vjeçare në Ballsh/ Digjen libra dhe banka, dyshohet se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

February 27, 2026
Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In