Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim për disa minuta me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ky është takimi i radhës në vazhdën e takimeve të shumta që diplomati amerikan në Tiranë ka zhvilluar gjatë pasdites së djeshme, ku Lu zhvilloi takime me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani si dhe me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërkohë dje ambasadori amerikan Donald Lu dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u përfshinë në replika të ashpra mes tyre. Ambasadori Lu deklaroi se kreu i Prokurorisë është përpjekur të pengojë Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj.
Pak orë më pas Kryeprokurori Adriatik Llalla foli për trysni të vazhdueshme të ambasadorit amerikan, shantazh dhe ndërhyrje në institucionin e Prokurorisë.
Llalla tha se i kishte dërguar një letër presidentit dhe kryetarit të Kuvendit ku i njoftonte për revokimin e vizës Zotit Llalla, bashkëshortes së tij dhe disa prokurorëve të lartë.
Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme, ambasadori Donald Lu zhvilloi një takim me kreun e Shtetit Bujar Nishani. Më herët u zhvillua një takim dhe nga kryeprokurori Llalla me presidentin Nishani./oranews/b.d











