• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi pas humbjes/ Basha thirrje nga Elbasani: Hajdeni këtu të kuptoni vjedhjen më të madhe në histori!

by
16/05/2021 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në Elbasan ku ka zhvilluar një takim me demokratë të këtij qyteti. Basha përsëriti edhe njëherë akuzat se zgjedhjet janë vjedhur.

Për kreun e PD autorë të vjedhjes janë Edi Rama dhe Doshi, po ashtu akuza pati dhe për policinë duke thene ëse krerë të këtij institucioni morën në mbrojtje bandat që blinin vota. Kreu i opozitës tha se lufta do të vijojë dhe “do t’jua u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”.

“Hajdeni në Elbasan të kuptoni vjedhjen më të madhe në histori dhe masakrën zgjedhore nga Rama-Doshi“, ishte kjo ftesa e Bashës për të gjithë ata që thonë se nuk ka pasur vjedhje të votave.

“Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit.

Atyre që nuk e kuptojnë akoma apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë përmasën reale të masakrës zgjedhore të 25 prillit, ju them ejani në Elbasan dhe shikoni se si prokurori u përpoq të fshihte provat e kapura në flagrancë të materialeve zgjedhore, të shitblerjes masive nga bandat kriminale që kanë vënë përfund policinë, institucionet dhe kontrollojnë tërësisht qytetin dhe qarkun e Elbasanit.

Atyre që pyesin pse nuk jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Edi Ramën, ju them ejani në Elbasan. Ejani dhe shikoni se si janë bërë njësh pushteti me krimin, krimi me pushtetin. Siç e ka thënë dikur gjyqtari i famshëm anti-mafia, Paolo Borselino, “krimi dhe politika ushtrojnë kontrollin mbi të njëjtën hapësirë. Ato nuk mund të jenë në paqe me njëra-tjetrën, por vetëm në luftë me njëra-tjetrën ose përndryshe njëra prej tyre ka fituar”.

Dhe ne e dimë fare mirë se çfarë ka ndodhur këtu. Ne e dimë fare mirë, siç e dinë të gjithë shqiptarët, se krimi dhe pushteti në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë bërë njësh jo thjesht dhe vetëm për përfitimet personale dhe vetjake materiale të bosëve të krimit të organizuar, por për këtë transaksion të pastër ku në këmbim pushtetarët e korruptuar nuk marrin vetëm paratë pjesën e tyre të trafiqeve të drogës dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, por marrin mbështetjen kriminale në proceset zgjedhore. Kjo është e vërteta dhe këtë duhet ta dijë çdokush. Kush nuk e di, le të vijë në Elbasan“, tha ndër të tjera Basha./ b.h

Next Post
Rishikimi i masave anti-COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mbeten në fuqi të njëjtat rregulla edhe për dy javë

Komiteti Teknik ndryshon masat kufizuese javën e ardhshme, zbulohet vendimi i ri që do të komunikohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In