• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi i mirënjohjes, Rama e Veliaj falenderojnë qytetarët e Tiranës: Privilegj i jashtëzakonshëm që na dhanë besimin për ta çuar Tiranën përpara

by Java News
02/06/2023 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turi i mirënjohjes së Partisë Socialiste pas fitores së 14 Majit është ndalur sot në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në takimin ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u shpreh se ndihet i privilegjuar për fitoren e thellë me rreth 60 mijë vota diferencë në kryeqytet.

“E kam zemrën plot mirënjohje sot! Për mua është një bekim i vërtetë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm që qyteti na dha, me një diferencë të thellë rreth 60 mijë vota, besimin për ta çuar Tiranën përpara. Edi e thotë shpesh, unë kam lindur me këmishë. Unë vërtet ndihem i lindur me këmishë me një skuadër pozitive dhe me një ekip që në Tiranë prodhoi një rezultat 27 me 0, duke sjellë fitoren në secilën prej njësive. Por kemi pasur edhe përputhjen më të madhe ndonjëherë të votave të partisë me votën e kandidatit, një disiplinë e jashtëzakonshme dhe një disiplinë mbresëlënëse. Sot ne kemi 34 mandate për këshillin bashkiak,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se disa mesazhe të forta në këto zgjedhje dhanë edhe demokratët.

“Disa demokratë ndoshta nuk ishin gati të votonin kësaj here për PS-në, por na dhanë mesazhin për 2 – 3 gjëra që ne biem dakord edhe me ata. Ramë dakord me ata që ne nuk kemi luftë me Amerikën dhe demokratët që nuk na votuan ne, refuzuan gjithashtu të votonin Saliun dhe Ilirin; na dhanë një mesazh që ata luftë me Europën, me civilizimin, me perëndimin dhe SHBA-të nuk janë gati të bëjnë dhe në këtë pikë mendojnë si ne. Kur shikoj që ata ishin 60% vota më pak se ne te kandidati dhe pastaj u përgjysmuan edhe një herë te Këshilli, na dhanë dhe një mesazh tjetër shumë të fortë. Jo vetëm s’ishin gati dhe s’duan të bëjnë luftë me Amerikën dhe perëndimin, por ata nuk ishin gati të shkonin të bënin krushqi me ‘Jovan Bregun’ dhe krushqinë e Saliut dhe Ilirit e bojkotuan edhe një herë tjetër, duke i përgjysmuar edhe në këshillat bashkiakë,” tha më tej Veliaj.

Veliaj uroi edhe anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, të cilët, tha ai, do të punojnë ngushtë në këtë 4-vjeçar me deputetët e Tiranës.

“Dua t’iu uroj sukses 34 anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe do të doja që t’i bashkohen skuadrës sonë të mrekullueshme të deputetëve të Tiranës. Nga ky moment do të duhet të sillen edhe ata si deputetë lokalë, për të ndarë barrën e një Tirane që rritet në mënyrë të jashtëzakonshme me 20-25 mijë vetë në vit, për të dhënë një dorë në punët e deputetit, deputetes, apo të deleguarve që kanë detyra në komunitet. Nëse ne blindojmë këtë skuadër të deputetëve që meritojnë gjithë mirënjohjen e falenderimin tim, që ma kanë bërë shumë të lehtë punën, sidomos në Bashkinë e Tiranës, atëherë edhe Këshilli Bashkiak, si deputetë të vegjël të një Tirane 1 milionëshe që ka përgjegjësinë, ka 40% të popullsisë së vendit, 50% të ekonomisë do të thotë që menaxhimi me seriozitet e përulësi i këtij qyteti është një barrë që duhet ta ndajmë të gjithë bashkë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij./m.j

Next Post

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

January 14, 2026
Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

January 14, 2026
Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

January 14, 2026
Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

January 14, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

January 14, 2026
Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

January 14, 2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In