• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit

by Mero Baze
02/06/2023 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacional-komunistët e Kosovës, përfaqësuar nga Albin Kurti, bëjnë për historinë e Kosovës, sa herë që duan të nxjerrin në pah “patriotizmin” e rremë për të shpëtuar nga krizat politike.

Gjithë trushpëlarët që mbështesin “patriotizmin” e Albin Kurtit kundër SHBA dhe Perëndimit në tërësi, flasin për troje shqiptare, çështje shqiptare, përmendin heronjtë shqiptarë si Isa Boletini e Hasan Prishtina, apo i referohen historisë së lavdishme të luftërave shqiptare kundër osmanëve apo serbëve.

E di që u duket pak e rëndë kjo që po ju them, por heronjtë e historisë së shqiptarëve, përfshi ata të Kosovës, që nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1989, gjithë ata çfarë ne i kemi vendosur në histori si patriotë, janë luftëtarë të çështjes shqiptare që kanë luftuar për Shqipërinë. Janë baballarët e kombit shqiptar.

Historia e shqiptarëve për shtetin shqiptar e nisur nga Lidhja e Prizrenit e në vazhdim, është histori për të arritur bashkimin kombëtar në një shtet. Kjo ëndërr u pre më 1913 dhe u vulos më 1919, kur Shqipëria u njoh si shtet në kufijtë e sotëm.

Edhe veprimtarët shqiptarë të Kosovës që u burgosën në burgjet e Serbisë, si nacionalkomunistë, ku më i shquari prej tyre ishte Adem Demaçi, ishin patriotë të çështjes shqiptare. Ata e donin Kosovën me Shqipërinë. Madje disa dhe më keq, me Shqipërinë komuniste, ndaj dhe serbët i masakronin edhe me leje të Perëndimit.

Beteja për bashkimin e kombit shqiptar vazhdoi, deri në vitin 1989.

Kosova e sotme si shtet dhe si realitet i ri politik dhe kombëtar shqiptar, nuk është fryt i doktrinës së bashkimit kombëtar, por fryt i vizionit të rrallë pro-perëndimor të Ibrahim Rugovës dhe elitës politike të viteve ‘90 të Kosovës, e cila e transformoi çështjen e bashkimit kombëtar në një çështje të krijimit të një shteti të ri shqiptar në Kosovë, i cili do të mund të mbijetonte duke qenë i hapur me Shqipërinë dhe Serbinë, në aleancë me Perëndimin. Ai kërkoi që Kosova të shpëtohej si një shtet qytetarësh të barabartë nga një rend demokratik pro-perëndimor.

Kjo është filozofia e krijimit të shtetit të Kosovës që kemi sot, një filozofi që për dhjetë vite, nga 1989 më 1999, arriti të zërë vend në çdo kancelari perëndimore falë durimit dhe bindjes jashtokësore të Ibrahim Rugovës, që do t’ia dilte, dhe në fund shfaqjes së UÇK, që i dha fund dilemave të Perëndimit për ta mbajtur Kosovën në Serbi, si vend jodemokratik.

Kosova e sotme është një kompromis historik ndërkombëtar për një shtet të dytë shqiptar, bazuar në të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht kombësisë, për të bërë diferencën me ish- Jugosllavinë e Milosheviqit, e cila po spastronte etnikisht shqiptarët duke u mohuar çdo të drejtë.

Në këtë aspekt, në themel të shtetit të Kosovës nuk qëndrojnë figurat e mëdha të kombit shqiptar që luftuan për çështjen shqiptare. Ata janë pjesë e historisë së kombit shqiptar, por jo shtetit të Kosovës.

Shteti i Kosovës është i lindur nga frymëzimi dhe entuziasmi demokratik i viteve ‘90, dhe ka në themelet e tij, vizionin pro-perëndimor të Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, që transformuan idealin kombëtar të shqiptarëve në Kosovë nga bashkimi me Shqipërinë, në një ideal për një shtet të ri të Kosovës.

Llokoçitjet “patriotike” të Albin Kurtit kundër Perëndimit, dhe isua që i mbajnë dy biba që shkojnë pas tij dhe thirren si rugoviste, e bashkuar me pasthirmat e dëshpëruara të patriotëve shqiptarë për “Evropën kurvë” që na ka copëtuar etj marrëzira që dëshmojnë thelbin anti-perëndimor të tyre, janë një arsye e mjaftueshme për të kuptuar, se në krye të shtetit të Kosovës janë armiq të shtetit të Kosovës, armiq të arsyeve për të cilat ai ka lindur dhe është pranuar nga Perëndimi.

Perëndimi është një bashkësi demokratike, e cila nuk pranohet nga gjithë bota. SHBA ka shumë armiq në botë dhe në disa vende armiqësi shumë natyrale, pasi bien ndesh me historinë dhe traditën e tyre. Vendet e Bashkimit Evropian po ashtu. E di që anti-amerikanizmi është modë dhe për shumë intelektualë të ekstremit të majtë që duan një rend të ri botëror dhe e identifikojnë ende SHBA me imperializmin dhe shfrytëzuesit e klasës punëtore.

Por për Kosovën, SHBA dhe Perëndimi nuk janë çështje e modës intelektuale. Perëndimi për Kosovën nuk është zgjedhje opsionale. Është zgjedhje detyruese.

Kosova është produkt i mentalitetit dhe parimeve të Perëndimit dhe Perëndimi është garantuesi i vetëm i ekzistencës së saj. Kosova ose është një vend që funksionon me parimet e Perëndimit, ose është një territor që nuk do ekzistojë më si shtet. Kaq e thjeshtë është.

Nëse shoqëria e Kosovës në shumicë çmendet dhe mendon se duhet të zbojë prej andej Perëndimin, mund ta bëjë.

Të zbosh Perëndimin nga Kosova është një objektiv i realizueshëm, madje tani shumë më lehtë. Për të zbuar Perëndimin nga Kosova nuk duhet luftë, siç bënë talibanët në Afganistan për ta zbuar SHBA. Për të zbuar Perëndimin nga Kosova mjafton edhe vetëm një udhëheqës i lig si Albin Kurti.

Por për të mbajtur në këmbë Kosovën pa Perëndimin, as lufta nuk mjafton. Albin Kurti jo e jo. Ai nuk është as si talibanët që mund t’ia dalë t’i fusë në burg gjithë qytetarët e Kosovës dhe t’i sundojë. Jo se nuk ka qejf, por s’ka fuqi.

Kosova ose mbijeton si shtet demokratik me parime perëndimore, ekzistencën e të cilit e garanton SHBA, BE dhe NATO, ose rikthehemi tek beteja e vjetër e humbur 100 vjet më parë. Tani për shkak të Albin Kurtit dhe heronjve të rremë talibanë të tij.

Next Post
Debati/ Gjinushi: Nuk kam rrogë në Akademinë e Shkencave. Ja sa lekë marr në muaj si honorar

Debati/ Gjinushi: Nuk kam rrogë në Akademinë e Shkencave. Ja sa lekë marr në muaj si honorar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com