• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi i Mirënjohjes , Gjiknuri: Fitore e pastër që kërkon dhe reflektim. I hoqëm njollën Elbasanit që ia patën vënë me të padrejtë

by Java News
29/05/2023 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasani ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimit të kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë më 14 maj.
Në fjalën e tij, drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se fitorja në këtë qark ishte e pastër. “Unë së pari dua t’ju falenderoj në emër të ekipit politik të Partisë Socialiste për të gjithë kontributin e dhënë, për punën e bërë, të gjitha bashkitë e Qarkut të Elbasanit ku ne arritëm një rezultat fantastik 7 – 0. Pavarësisht se rezultati ka dhe ngjyrat e tij brenda, diku më mirë diku me më pak sforco, por e rëndësishme është që fitorja qe e pastër por dhe mesazhi duhet kuptuar”, tha ai.

Numri dy i socialistëve deklaroi se vota e 14 majit është edhe një moment reflektimi se çfarë mund të bëhet më mirë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Ju e mbani mend fushatën tonë, teksa thonim që vërtet jemi më të mirët, kemi bërë shumë gjëra, por kemi edhe gjëra për të reflektuar. Për të reflektuar shumë në mënyrën sesi e administrojmë pushtetin por dhe si Parti se çfarë duhet të bëjmë më mirë.Ku ka më mirë sesa fushata dhe zgjedhjet ku ti të marrësh mesazhet e nevojshme nga qytetarët për t’u vetëkorigjuar, për të bërë më të mirën. Sepse një organizatë qëndron gjatë jo thjesht se është e madhe, se çdo gjë e madhe mund ti vijë koha dhe të tkurret, por kur ajo adoptohet me atë ç’ka kërkon koha. Partia Socialiste ka ditur ta bëjë mirë këtë dhe këtu ka një meritë të madhe Edi Rama. Ka dy karakteristika, është dhe luftëtar por është dhe artist është kreativ. Pra ka dhe vendosmëri por është dhe kreativ për të kuptuar çfarë është e nevojshme dhe pas çdo fushate do të dijë të nxjerrë konkluzionet e duhura dhe të marrë mesazhet e duhura”, shtoi Gjiknuri.

Sekretar i Përgjithshëm i PS siguroi se përpara janë shumë punë për t’u bërë. “Unë dhe njëherë s’dua ta zgjas, por dua të falenderoj dhe njëherë të gjithë kryetarët e bashkive këtu që secili me punën e tij dhe me ekipet e tyre politike bënë maksimumin e tyre. Natyrshëm edhe këta kanë konkluzione për të nxjerrë. Dhe unë bashkë me ta si drejtues politik do të nxjerr konkluzionet për t’i bërë gjërat edhe më mirë. Dhe dua t’ju them dhe njëherë ju jemi borxhlinj për rezultatin. Kemi shumë gjëra për të bërë së bashku, kemi shumë nevojë për të ndryshuar. Realisht dhe një falenderim i veçantë për atë që e thashë që në fillim, sidomos për bashkinë e Elbasanit: i hoqëm njollën Elbasanit që ja patën vënë me të padrejtë”, tha Gjiknuri./m.j

Next Post
Endrra e rikthimit/ Vuçiç: Do i kërkojmë KFOR-it vendosjen e trupave ushtarake serbe në Kosovë

Provokimi i rrezikshëm/ Përplasjet në Veri, Vuçiç niset me ushtrinë serbe drejt kufirit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In