• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi i llogaridhënies vijon në Berzhitë, Veliaj: “Më shumë investime në periferi të Tiranës”

by Java News
08/06/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turi i llogaridhënies në Bashkinë Tiranë u ndal kësaj here në Bërzhitë, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj dhe deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia, bashkëbiseduan me banorët e zonës për projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohe është rikthyer vëmendja te zonat rurale, ndërsa vlerësoi reformën administrative-territoriale të qeverisë, e cila sipas tij, ka rritur mundësitë e investimeve në fshatra. “Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se me përfundimin e një sërë investimesh të mëdha, tashmë radhën e kanë zonat periferike. “Në këto tre vite mbaruam punët e mëdha që nuk ishin bërë prej vitesh. Kishte mbetur sheshi, kishte ngecur pazari, kishte ngecur bulevardi, kishin ngecur shumë shkolla në Tiranë. Tiranën e kemi gjetur me shkolla me dy turne dhe një pjesë të madhe të shkollave e kemi shpëtuar nga dy turnet. Pra, për të gjitha këto arsye, them se jemi në një situatë kur ka ardhur radha e fshatit”, tha kryebashkiaku.

Veliaj u ndal edhe në çështjen e investimeve për furnizimin me ujë të popullsisë, ku siguroi banorët se bashkia po ndërhyn në mjaft zona për të përmirësuar infrastrukturën. Ai theksoi se me rritjen e arkëtimeve si pasojë e mirëmenaxhimit të financave, bashkia ka më shumë mundësi që të investojë dhe të ndërhyjë atje ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh. “Morëm një ujësjellës, ku nuk bëheshin mbi 40% e pagesave. Uji harxhohej për ujitjen e misrit, ndërsa këtu lart nuk vinte ujë. Tani që i kemi çuar arkëtimet 98.5 % e faturimeve, Ministria e Financave na autorizoi të marrim kredi nga BERZH-i”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se rehabilitimi i infrastrukturës në zonat rurale ka rritur potencialin e tyre ekonomik dhe turistik, duke sjellë për rrjedhojë më shumë të ardhura për banorët.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shprehu angazhimin e qeverisë për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Ai deklaroi se falë reformave të ndërmarra nga qeveria në këto pesë vite është bërë i mundur jo vetëm që në Shqipëri të mos përsëritet skenari grek në ekonomi, por edhe përmirësimi i klimës së biznesit dhe e barrës. “Mos harroni se kur morëm detyrën në 2013, Shqipëria ishte në prag të falimentimit. Kur kemi thënë në 2013 se Shqipëria rrezikohet nga një krizë si kriza greke, e kushdo që e ka dëgjuar nga ju ka thënë: Po këta, çfarë po thonë?! E dini çfarë do të thotë? Do të thotë se nëse do të ishim pre e asaj krize, e cila fatmirësisht falë përgjegjshmërisë tonë nuk u bëmë, por përkundrazi e lamë pas, do të thotë se dikush që merrte 500 të vjetra, nëse do të kalonte vendin në krizë do të merrte 200 të vjetra. Nëqoftëse do të kishte një pension 150 lekë, pensioni do t’i katandisej 50 lekë”, u shpreh Ahmetaj, teksa shtoi se kjo qeveri është votuar për të mbështetur të gjithë klasën e mesme dhe të gjithë qytetarët në nevojë. /ma.me

Next Post
DETAJET E REJA/ Kush është i riu që dyshohet se qëlloi për vdekje biznesmenin vlonjat

DETAJET E REJA/ Kush është i riu që dyshohet se qëlloi për vdekje biznesmenin vlonjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

August 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

August 1, 2026
Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

August 1, 2026
Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

August 1, 2026
Kur deputetët flasin si ChatGPT

Identiteti historik i qyteteve dhe identiteti i revoltës së kryetarëve të bashkive të shkurtuara

August 1, 2026
Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

August 1, 2026
Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

August 1, 2026
Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

August 1, 2026
Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com