Mediat e huaja njoftojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë në Ballkan në muajin korrik. Ky tur i shumëpritur dhe me rëndësi për vendet e rajonit, do të nisë nga kryeqyteti shqiptar, sipas njoftimeve më të fundit. Më pas Merkel do të ndalojë në Beograd dhe së fundi në Bosnje, ku do të jetë prezente në një ceremoni në Srebrenicë.
Nuk dihet ende nëse Merkel do të vizitojë Shkupin, pas ngjarjeve dramatike në Kumanovë, ku Berlini mbajti një qëndrim mjaft kritik për sjelljen e qeverise maqedone.









