• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turet në bazë të Berishës dhe Bashës: Pse lufta është shpërndarë në degët e PD?!

by Ylli Pata
29/12/2021 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha me njerëzit e tij ka kërcënuar që në ditët e para të janarit do të mësyjë selinë e Partisë Demokratike, por nga ana tjetër, ka nisur një seri tjetër “Foltoresh” në degët ku doktori ka përparësi.

Nga ana tjetër; njëkohësisht të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha, e ndryshe nga fillimi i ofensivës së Berishës, kësaj radhe Basha është treguar aq punëror sa “babai” i tij politik.

Por në këtë zhvillim të ri politik brenda opozitës, vërehet një tendencë e dukshme që duhet analizuar. Si Berisha, ashtu dhe Basha, kanë nisur fushatën në degët që kanë përkrahësit e tyre.

Sali Berisha e ka nisur në Vlorë, pasi kreu politik i qarkut; Bujar Leskaj është me ish-kryetarin, e në Dibër, Basha e ka nisur në Dibër, ngaqë Xhelal Mziu është me të.

Por politikisht ka një sinjal jo të vogël: pasi Vlora ka pësuar disfatë më 25 prill, e Dibra fitore.

Po ta shikosh në detaje, Sali Berisha nuk ka asnjë mbështetje aty ku PD ka fituar më 25 prill. Në Shkodër: me Berishën është vetëm Voltana Ademi, e cila e di si buka që hahet që nuk kandidon më. Ndaj i është bashkëngjitur Berishës. Ndërkohë institucionet e PD-së, duke u nisur nga kreu i degës: Xhevdet Omuli është aleat i Bashës. E në Shkodër, ka fituar PD në zgjedhje. Në Kukës, po ashtu dega është me Bashën, ku gjithashtu ka fituar PD. Në Dibër, ku Basha sot rivalizoi Berishën rezultati doli 3 me 2.

A do ta marrë realisht Berisha selinë e PD-së pas 8 janarit? Kjo mbetet për të parë, por si logjikë, së pari duhet analizuar se secili nga pretendentët duhet të sigurojë mbështetje në njësitë vendore.

Berisha ka ndërmarrë një aksion në bashkitë apo qendrat e qarqeve, për të treguar influencën e tij politike pas Kuvendit të 11 dhjetorit apo “referendumit” të datës 18 të po këtij muaji.

Sot ne mund të themi se, në bazë të njerëzve apo krerëve të qarqeve, Berisha ka më shumë influencë në degën e Vlorës se ka Bujar Leskajn me vete, por jo gjithë qarkun, pasi Sarandën e Delvinën e ka kundër. Në Fier, ka pjesën e Luan Baçit, por jo atë të Alibeajt.

Në Korçë ka atë pjesë të Andrea Manos, por jo degën, e këtu ja vlen të shikohet se si është situata. Në Elbasan, fuqinë e ka Basha, edhe pse Berisha nëpërmjet Luciano Boçit ka influencën e tij.

Në veri të vendit: pra Lezhë, Shkodër, Dibër e Kukës, Basha e dominon deri më sot situatën. Por ende duhet parë se si realisht është gjendja në qarkun Tiranë e Durrës, që janë shumë të rëndësishëm për vendin.

Megjithatë, sulmi i Berishës në degët ku ai ka mbështetje, është një sinjal i pastër politik, që njëjtë si Basha do të synojnë jo qendrën, por degët.

Ngaqë marrja e selisë, siç kërcënohet nga Berisha nuk i jep atij asnjë fuqi apo mbështetje. Por duket se strategjia reale e palëve është të kenë apo të sigurojnë sa më shumë “tabore lokale”.

Zhurma e njerëzve të Berishës që “do marrim selinë qendrore” synon pikërisht influencën në degë.

Berisha, por edhe Basha, po synojnë të sigurojnë një mbështetje në gjymtyrët politike të partisë, ku dhe është realisht beteja në PD. Po sa reale është kjo betejë e si shtrihen forcat?

Përveç Vlorës, sot Sali Berisha nuk ka asnjë degë tjetër të PD edhe pse ka bërë foltore pa fund. Dëshmia e Foltores së Bajram Currit, ku kishte më shumë truproja se pjesëmarrës e tregon realisht si është situate.

Kë degë ka Berisha pro tij? Se ka thënë asnjëherë. Po në bazë të zhvillimeve të derisotme mund të arrijmë në një përfundim.

Shkodrën e ka Basha, Kukësin po ashtu, Dibrën-Basha, Lezhën –Basha, Durrësin nuk e ka Berisha por as Basha se kontrollon. Tirana- e panjohur. Fieri: edhe Berisha edhe Basha. Vlora: Berisha një pjesë të madhe, Gjorokastrën duket se Berisha ka pjesë por jot ë gjithën, si edhe Korçën. Berati është njëjtë.

Pra si përfundim; ato qarqe që PD ka humbur më 25 prill janë përgjysëm, aty ku PD ka fituar janë me Bashën.

Po pse Berisha po synon sot degët, që me takimin e sotëm në Vlorë i dha një zhvillim të ri maratonës së foltoreve të tij?

Sepse Berisha duket se ka taktikë të marrë degët ku ka mbështetje, që si product synojnë atë që është thënë prej kohësh; një parti e re e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që synon të marrë nga PD atë që mundet. Pasi qendrën e saj nuk e merr dot, sado që kërcënon…

Next Post
Aksioni/ Arrestohen 5 punonjës policie, lejuan kultivimin e parcelave me kanabis në qarkun e Fierit

Aksioni/ Arrestohen 5 punonjës policie, lejuan kultivimin e parcelave me kanabis në qarkun e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath

September 30, 2026
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Greqi, plagosen gjashtë persona te burgu i Domokosit

September 30, 2026
Eksporton 222 mln euro produkte! Rama zbulon shifrat që po ndryshojnë sektorin e teknologjisë

Rama: Jo arrest me burg për dënime nën 5 vite. Masë për gjyqtarët që kopjojnë argumentet e prokurorit

September 30, 2026
Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

Ndërtimi është momental, kapitali duhet të fokusohet në industri dhe sektorë me vlerë të shtuar

September 30, 2026
Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com