• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tur njohës ekonomik në Shqipëri nga Invest Macedonia

by Java News
30/03/2016 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë pas organizimit të suksesshëm të Misionit Ekonomik në Shqipëri dhe Forumit të Biznesit dhe Investimeve edicioni i tretë në Tiranë do të ndërmarrë nga data 28 mars deri në datë 3 prill një tur njohës ekonomik (Road Show). Ky tur do të përqendrohet kryesisht në zonat e Jugut të Shqipërisë.

I pari i këtij lloji i zhvilluar nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë, Road Show do të nisë nga qyteti i Fierit, për të vazhduar më pas në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë dhe për të përfunduar në Tiranë. Drejtuesi i kësaj zyre, Fatos Mustafa, e ndërmerr këtë Road Show, duke ndjekur politikën e promovimit të Invest Macedonia, e cila konfirmon edhe një herë vullnetin dhe përpjekjet për të zhvilluar në nivel më të lartë marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në të gjitha bashkitë ku do të zhvillohet ky tur, do të ndërmerren takime me drejtuesit e dhomave të tregtisë dhe industrisë, drejtuesit e bashkive përkatëse, si dhe do të zhvillohen vizita në kompanitë më të mëdha të qarqeve.

“Synimi ynë është të risim bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe më konkretisht me disa nga qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut. Të dyja palët do të eksplorojnë hapësirat ku mund të rriten shkëmbimet tregtare, turizmi, investimet etj. Në axhendën disa ditore janë programuar vizita njohëse në disa nga kompanitë më të mëdha të këtyre zonave”, tha Mustafa.

Takimet e tipit G2B, G2G, me kryebashkiakët, me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të Fierit, Lushnjës, Gjirokastrës, Vlorës, Sarandës do të krijojnë mundësinë për të ftuar këto delegacione në takime të ndërsjellët në Maqedoni, por edhe për të nënshkruar marrëveshje binjakëzimi në fusha, si ajo ekonomike, kulturore, historike, turizëm etj.

Kjo do t’ju krijojë mundësinë sipërmarrjeve të të dyja vendeve të prezantohen para tregjeve më të mëdha, të prezantojnë oferta të përbashkëta në turizëm etj. Gjithashtu Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë do të organizojë takime edhe me drejtuesit e dy porteve të rëndësishme, si ai i Vlorës dhe Sarandës për t’u njohur nga afër me investimet e realizuara dhe mundësitë për t’i shërbyer në të ardhmen biznesit dhe turistëve nga Maqedonia. Road Show do të ndalet edhe në skajet më të largëta të jugut të Shqipërisë, si në Konispol dhe Xarrë.

Ky event do të kulmojë në qershor kur do të bëhet e mundur ardhja e mbi 40 sipërmarrjeve nga Maqedonia që do të shohin nga afër mundësitë për të rritur dhe zgjeruar aktivitetet e tyre, si dhe anasjelltas.

Next Post

Futbollistët e Real dhe Barcelonës... ja supermakinat e tyre (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In