• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tuneli i Llogarasë dhe hija e Ankarasë: me dritë nga Erdogan, me terr nga opozita

by Ardit Rada
08/11/2025 13:02
Biznesmeni Abdulkadir Kart me presidentët Erdogan dhe Aliyev

Biznesmeni Abdulkadir Kart me presidentët Erdogan dhe Aliyev

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Në Shqipëri, një dosje që hapet mjafton për të shpërthyer një gjyq publik. Dhe zakonisht, ky gjyq bëhet shumë përpara se të flasë drejtësia. E njëjta histori po përsëritet tani me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është vënë në qendër të një fushate politike që po e trajton hetimin si dënim. Opozita shqiptare u përfshi me shpejtësi në këtë valë akuzash, pa pritur e pa parë asnjë dokument zyrtar. Të gjitha deklaratat politike të ditëve të fundit janë ndërtuar mbi pasazhe të pjesshme të dosjes hetimore, që përmbajnë komunikime telefonike mes Ballukut dhe vartësve të saj. Por kushdo që i lexon me kujdes, e kupton se këto nuk janë prova korrupsioni. Nuk flitet për para, nuk ka biseda për favore, nuk përmenden dhurata apo ndere. Janë thjesht komunikime të një ministre, që kërkon rezultate dhe u kërkon llogari njerëzve të vet. Dhe këto mesazhe tregojnë më shumë për mënyrën sesi funksionon një drejtues me ambicie, sesa ndonjë situatë korrupsioni.

Në një administratë shpesh të ngadaltë, Balluku ka qenë ndër të paktët që njihet për insistimin për ta çuar çdo projekt deri në fund dhe ndoshta kjo ka ngjallur xhelozinë brenda dhe jashtë opozitës, që kryesisht si armë përdor pjesë të shkëputura të dosjeve hetimore. Duhet theksuar se në qendër të gjithë kësaj historie është tuneli i Llogarasë, një vepër që ka ndryshuar ndjeshëm infrastrukturën e vendit dhe turizmin në jug. Opozita e Sali Berishës kërkon ta paraqesë si një aferë të dyshimtë, por faktet flasin ndryshe. Nëse procedurat e tenderimit do të kishin qenë të paligjshme, logjika më e thjeshtë ekonomike thotë se kompanitë e skualifikuara do të ishin ankuar. Do të kishim parë ankesa në media, në Komisionin e Prokurimit Publik apo në gjykata. Por kjo nuk ka ndodhur. Nuk pati asnjë ankesë zyrtare, as ndonjë reagim publik nga kompanitë pjesëmarrëse.

Tuneli u ndërtua nga kompania turke A S L İNŞAAT, e cila drejtohet nga biznesmeni Abdulkadir Kart, një emër i njohur në Turqi dhe ndër më të afërtit me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Sipas dosjes hetimore, vetë Kart është përmendur si një investitor i rekomanduar personalisht nga Erdogan në vendet mike të Turqisë – dhe Shqipëria, pa dyshim, është një prej tyre. Në këtë kontekst, nuk është e çuditshme nëse nga pala turke ka pasur nxitje që projekti të përfundohej në afat, madje me insistim diplomatik. Mund të ketë pasur “nxitim” në procedura, por kjo nuk përbën korrupsion. Është pjesë e marrëdhënieve të ngushta mes dy qeverive, e ngjashme me mënyrën se si veprojnë shumë shtete kur kanë kompani të veta në tregjet partnere. Në fund të ditës, ajo që del nga dosja e SPAK deri më tani është një tablo e përpjekjeve për t’u përballur me ngërçet e administratës dhe për të përfunduar një vepër të madhe infrastrukturore. Nuk ka asnjë element që të tregojë pasurim të paligjshëm, favorizim apo ndikim përfitues në tender.

Nëse duam të flasim për korrupsion të mirëfilltë me asfaltet, kujtojmë vetëm një rast në historinë e afërt: Rruga e Kombit, ndërtuar gjatë qeverisjes së Sali Berishës, që sipas auditimeve shkaktoi një dëm publik prej 230 milionë eurosh. Aty pati dokumente, fatura të fryra, kompani fantazmë dhe një dëm real financiar për shtetin shqiptar. Pikërisht kjo ështe faturë e mirëfilltë korrupsioni.

Në rastin e Belinda Ballukut, nuk kemi asnjë nga këto elemente. Kemi vetëm një hetim që po ecën dhe një valë politike që kërkon ta dënojë para kohe.

Është e shëndetshme që SPAK të hetojë këdo, pa përjashtim. Por po aq e rëndësishme është që hetimi të mos shndërrohet në armë politike. Sepse dënimi moral përpara se të ketë prova, është po aq i rrezikshëm sa mungesa e drejtësisë vetë. Dhe në fakt duket se SPAK e ka kthyer në ‘sport’ këtë punën e publikimit të dosjeve hetimore, pikërisht për ta ushqyer politikën e ditës.

Next Post
Letra alarmuese e Guterres për ambasadorët: OKB është duke falimentuar, faji i SHBA dhe Kinës

Letra alarmuese e Guterres për ambasadorët: OKB është duke falimentuar, faji i SHBA dhe Kinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In