• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tuneli i errët i modelit ekonomik, digjitalja shihet si e ardhmja e Shqipërisë në rrugën drejt BE

by S T
09/11/2024 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qymyr, krom, bujqësi, fason, Call Center e së fundmi ndërtim e shitblerje pronash, bashkë me turizmin. Në dekadën e katërt të tranzicionit, ekonomia shqiptare po rezulton e paaftë për të përmirësuar e aq më pak për të ndryshuar veten. Së paku në tre dekadat e fundit ekonomia ka ecur në të njëjtat shina, duke kopjuar veten ndërsa politikat e ndërmarra kanë tentuar kryesisht përfitime afatshkurtra. Por sot vendi ka nevojë për hapa konkretë drejt modelimit të ekonomisë në drejtim të digjitales që ndërton bazën e duhur për brezat e ardhshëm.

“Pilotimet kanë qenë shumë konkrete, ne kemi një nga projektet më të suksesshme në gjashtë muaj për agroturizmet, mbi digjitalizimin dhe transformimin e tyre financiar por edhe nga ana tjetër dhe në mënyrën e të bërit biznes sepse po shikonim që turisti e kërkonte. Nga 349 agroturizme të regjistruar, të 349 morën një edukim financiar, orën edukimet e tyre për sa i përket ekonomisë qarkulluese, për t’i kthyer në vlera të mira për biznesin e tyre”, thotë për A2 CNN sipërmarrësja Fabiola Duro.

Për aktorë të tregut, rimodelimi i ekonomisë kombëtare lejon që secili kapital të ketë një rol më të veçantë brenda kornizës së kontributit të tij në rritjen ekonomike. Kjo me kushtin që vendi të largohet nga e vjetra e prapambetur dhe të orientohet te e reja e përparuar që prodhon.

“Shqipëria është një destinacion fantastik turistik. Ne zgjedhim si projektin tonë mbështetjen për të nxitur më shumë pagesa digjitale për ta bërë më të lehtë mbarëvajtjen e biznesit. Ne u fokusuam kryesisht në turizëm por edhe edukimi është shumë i rëndësishëm”, thotë për A2 CNN sipërmarrësja Ana Draskovic.

Shqipëria duhet të zhvillojë një ekonomi që prodhon pasuri dhe mirëqenie për të gjithë, lehtëson pabarazinë, promovon konkurrencën dhe punon në një mjedis të shëndetshëm biznesi. Po që kjo të arrihet, politikat qeveritare dhe biznesi duhet ta vlerësojnë edhe më shumë individin, si kapitalin më të çmuar në një shoqëri.

“Me edukimin financiar është bërë një punë e mirë rreth 30 vite. Interesi vazhdon të jetë i madh sepse perceptimi ndoshta për të tilla koncepte shumë shpesh nga një pjesë e mirë e popullatës është pak e vështirë që të përthithet, megjithatë ne kemi shumë shpresa që brezi i ri tashmë është më familjar me produktet e teknologjisë”, thotë për A2 CNN sipërmarrësja Heriola Spahiu.

Ekonomia u rrit me 4.06 për qind në tremujorin e dytë të vitit. Ky është niveli më i lartë i dy viteve të fundit, dhe ndjeshëm më pozitiv se një vit më parë. (grafik 1) Kontributin kryesor në këtë ecuri e dha sektori i ndërtimi bashkë me turizmin.

Next Post
Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura

Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In